TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 07:41

Raporti vjetor, Klodian Braho para KLP/ Çfarë pritet të parashtrojë kreu i SPAK?

Shkruar nga Pamfleti

Raporti vjetor, Klodian Braho para KLP/ Çfarë pritet të

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, do të dalë këtë të hënë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të paraqitur raportin vjetor të institucionit që ai drejton.

Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, seanca dëgjimore do të zhvillohet më 27 prill 2026, në orën 10:00, ku Braho do të raportojë mbi ecurinë e punës së SPAK për vitin 2025.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë organizon ditën e Hënë, datë 27.04.2026, ora 10.00 seancën dëgjimore me Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z. Klodjan Braho, i cili do të paraqesë raportin e punës për vitin 2025.

Ky raportim bëhet në kuadër të detyrimit ligjor parashikuar në nenin 105, të Ligjit nr. 97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për të raportuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë lidhur me ecurinë e veprimtarisë së këtij institucioni”, thuhet në njoftim.

Edhe pse raporti prezantohet nga Klodjan Braho, në thelb ai pasqyron kryesisht punën dhe bilancin e periudhës kur SPAK drejtohej nga Altin Dumani. Në këtë kuptim, Braho pritet më shumë të “lexojë” arritjet dhe problematikat e trashëguara, sesa të vendosë firmën e tij mbi to. Interesi real mbetet tek ajo që ai do të premtojë përpara: prioritetet dhe drejtimi që do t’i japë institucionit në vijim.

Klodjan Braho u zgjodh në krye të SPAK më 11 dhjetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

 

Lini një Përgjigje