TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2026, 14:01

Alarm për bombë në Tiranë, evakuohen punonjësit dhe qytetarët në një qendër tregtare

Shkruar nga Pamfleti
Alarm për bombë në Tiranë, evakuohen punonjësit dhe
Alarm për bombë në Tiranë, evakuohen punonjësit dhe qytetarët në një qendër tregtare

Një tjetër alarm për bombë është dhënë në ditën e sotme në kryeqytet, vetëm një ditë pas ngjarjes së ngjashme të raportuar të shtunën pasdite në qendrën tregtare Toptani në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, këtë të diel në mesditë është raportuar një tjetër kërcënim për bombë në një qendër tjetër tregtare në kryeqytet ndërsa menjëherë janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.

Mësohet se një email ka mbërritur në e-mailin e shefit të sigurisë të Qendrës Tregtare.

Forcat e sigurisë dhe policia po kontrollojnë ambientet, por deri tani nuk është konstatuar për lëndë të dyshimta.

Mësohet se një email ka mbërritur në adresën e shefit të sigurisë të Qendrës Tregtare.

Menjëherë pas dhënies së informacionit, u bë evakuimi i punonjësve dhe qytetarëve. Forcat e sigurisë dhe policia ushtruan kontroll të ambienteve, por nuk u konstatua ndonjë send i dyshimtë.

Kujtojmë që edhe ditën e djeshme u dha një alarm për bombë në një tjetër qendër tregtare, e cila pas kontrolleve rezultoi se ishte e rremë.

alarm për bombë në tiranë

Lini një Përgjigje