TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2026, 21:06

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, evakuohet godina

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”,

Qendra tregtare “Toptani” u evakuua pas një alarmi për bombë dhe një njoftimi për kërcënim me eksploziv.

Një alarm për bombë është raportuar mbrëmjen e sotme në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë.

Raportohet se, godina është evakuuar menjëherë pas një njoftimi për kërcënim me eksploziv, i cili dyshohet të jetë dërguar përmes një emaili.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, duke vendosur perimetrin e sigurisë rreth zonës. 

Pasi godina është zbrazur plotësisht nga klientët, vizitorët dhe stafi, brenda saj ndodhen vetëm forcat e policisë po kryejnë kontrolle të detajuara për të verifikuar natyrën e kërcënimit.

Alarmi është ngritur nga shefi i sigurisë së qendrës tregtare, ndërsa evakuimi i godinës ka nisur rreth orës 20:30.

Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë të ditur se evakuimi është kryer me shpejtësi, ndërsa qytetarët janë udhëzuar të largohen për arsye sigurie. 

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”,
Pamje nga vendngjarja

Ndërkohë, lidhur me alarmin për bombë ka reaguar policia e Tiranës. Sipas njoftimit, kontrollet në terren u kryen nga shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat nuk kanë konstatuar asnjë element të paligjshëm.

"Rreth orës 20:10, shtetasi A. D, ka njoftuar sallën operative të DVP Tiranë se në email e tij ka ardhur një mesazh se në qendrën tregtare ku ai punon si shef security është vendosur një sasi lëndë plasëse, e cila do shpërthejë në orën 20:30.

Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe shërbimet e Antiterritorit, të cilët kanë kontrolluar qendrën dhe nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka dërguar emailin dhe për sqarimin e rrethanave të rastit", njoftoi policia.

Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”,

Lini një Përgjigje