
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje lidhur me rolin dhe ndikimin e biznesmenit Ergys Agasi, duke e lidhur atë me një rrjet të gjerë aktivitetesh që sipas saj përfshijnë institucione shtetërore dhe afera të mëdha financiare.
Ajo theksoi se bëhet fjalë për një nga çështjet më të ndjeshme aktuale, duke përmendur edhe lidhje me persona të tjerë nën hetim, përfshirë Ermal Beqirin.
“Mendoj se afera e AKSHI-t, dhe ajo e Ballukut, apo e aeroportit të Vlorës, nuk besoj se janë bërë pa bekimin e Ramës. Sa i përket apartamentit ku jeton Karcanaj, besohet se është blerë me qëllim për të. Janë të përfshirë vartës të Ermal Beqirit, që është në arrati. Janë pasuri të Ergys Agasit, që në total janë me vlerën e 40 mln euro. Do të tregoj dhe historinë e verës, që shkon deri në 11 mln euro vlera. Përfshihet vera dhe pije të shtrenjta që ata pinin. Madje ka dhe një tjetër skandal, ku Ergys Agasi ka dhe një banesë brenda vilës qeveritare në Durrës. Aty janë gjetur fatura dhe rezultonte se shkonte vetëm 11 mln euro vera e shtrenjtë”, u shpreh Lala për "News 24".
Gazetarja vijoi më tej me akuza të forta mbi mënyrën e operimit të këtij rrjeti dhe ndikimin e tij në vendimmarrje.
“Deri diku provohet ajo që thoshte ish/zv.kryeminstri Ahmetaj. E kam thënë gjithmonë se kjo dosje mund të përvëlojë shumëkënd në të gjitha dimensionet. Ergys Agasi, jo vetëm përcaktonte tenderat, por ajo që të bën përshtypje është fakti se ka ndërtuar pa leje dhe i ka legalizuar në kundërshtim me ligjin, brenda Equos Resort. Ai ka tentuar që të privatizojë pronë shtet. Ka arritur të shtrijë ndikimin e vetë në IKMT, në Polici, Kadastër e të gjitha me radhë”, shtoi gazetarja.
Sipas saj, fuqia financiare dhe rrjeti i lidhjeve kanë bërë që Agasi të ushtrojë kontroll të konsiderueshëm në disa hallka të shtetit.
“Agasi është konsideruar si koordinator i botës së egër me zotin Rama. Ai kishte fuqi dhe kapacitet financiar. Mjafton të shikosh vetëm listën, nuk përfundoja dot duke parë pasuritë, sipërfaqe toke, legalizime të bëra brenda një dite. Qytetarët shqiptarë presin me muaj e vite për të bërë legalizime, Agasi ka legalizuar brenda të njëjtës ditë sipërfaqe të mëdha toke. Kjo tregon kontroll të segmenteve të caktuara të institucioneve shtetërore”, theksoi ajo.
Në vijim, ajo përmendi edhe elementë të tjerë të rëndë që lidhen me këtë dosje.
“Ai u dyshua për rrëmbimin e Gerond Meçes. Ka qenë personi kryesor që mbante llokmën e tenderave. SPAK beson se ka pasur të tjerë biznesmen që janë shantazuar. Është një shqiptaro-gjermane që është shantazhuar. Ajo ka pranuar dhe i është dhënë takim me zonjën Karçanaj. Ka pasur një takim me Ermal Beqirin, në një hotel luksoz dhe aty iu tha se ishte në një pishinë peshkaqenësh dhe ajo ka dhënë ‘gjobën’. SPAK duhet të japë të tjera detaje, por kjo është çështje ende nën hetim”, u shpreh ajo.
Epo kur thote edhe kjo".. une mendoj.." !!?! Dhe mendimet e kesaj tirren e tirren si.fakte.. Dhe vazhdon se paska pasur te drejte A. Ahmetaj hajduti dhe imorali i weverive te Rames ?!!?!. Cfare flet moj trularaske ..?? Po na thua qe Ahmetaj eshte burre i mire dhe duhet ta besojme?? Qe ti je juristja, gazetarja, analistja me e mire??? Ti dhe Dumani po shisni" ndershmeri" "drejtesi per popullin" , "duar te pastra" qe te hyni ne politike....