Ilir Meta, President i PL-së, i cili prej tetorit 2024 ndodhet në qeli i arrestuar me urdhër të SPAK, ka kërkuar që gjyqi në themel për dosjen e tij të transmetohet live nga mediat.
Gjyqi ndaj Metës dhe ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, nis të hënën në GJKKO, ndërsa dy politikanët e akuzuar nga SPAK, pretendojnë se Prokuroria Speciale është përdorur politikisht për t’I goditur, pa prova dhe fakte.
“Në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë bashkëkombasve, kudo që ndodhen, të cilëve u kam shërbyer me përkushtim, përgjegjësi maksimale dhe ndjenjë të thellë patriotizmi në detyrat më të larta shtetërore (President i Republikës, Kryetar i Kuvendit dhe Kryeministër), i drejtohem sot Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesën publike për të garantuar transmetimin e drejtpërdrejtë (live) të të gjithë këtij procesi, nga seanca e parë, të hënën, më datë 27 prill 2026 dhe deri në fund.
Në funksion të informimit publik, të gjithë gazetarëve dhe mediave të interesuara duhet t'ju garantohet sinjali i transmetimit (live). Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik”, shkruan Meta.
Kërkesa për transmetimin e seancave gjyqësore live është bërë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, apo edhe nga Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Deri më tani GJKKO ka refuzuar kërkesat e bëra nga Malltezi dhe duket se të njëjtin qëndrim do të mbajë edhe në raport me gjyqin e Metës apo të Veliajt.
Si thote kryeqelbesira, ne respekte te qytetareve Shqiptare... Plaseni ne burg e jepini buke e uje e dru per dite ketij maskarai qe nuk desh tia dije per popull sa qe ne fuqi e tani do ndihmen e popullit. Kaq gomar ky maloku faqezi i Skraparit qe kerkon ndihmen e popullit, kur e di mire qe populli ta haje te gjalle nuk ngopet!?