TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2026, 21:46

“Mitsotakis e ka humbur besimin te Rama”, Meçollari: Janë thyer marrëdhëniet diplomatike

Shkruar nga Pamfleti

“Mitsotakis e ka humbur besimin te Rama”, Meçollari:

Eksperti i sigurisë, Artur Meçollari  ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë pas takimit të dy kryeministrave në Athinë.

Meçollari gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis lidhur më çështjen e detit ka humbur besimin për arritjen e marrëveshjes me kryeministrin Edi Rama.

Takimi të paktën në lidhje me çështjen e detit, sepse në fakt mënyra se si e trajtoi kryeministri ishte që jemi dakordësuar, kemi dakordësi, do të krijojmë përsëri shportën atë të vitit 2014-2015 ku do të jenë të gjitha çështjet. Dhe çështjen e deklaroi që në shtator do të mbyllet.

Pra e paraqiti si një dakordësi, por ditën tjetër dolën detajet. Ku qeveria greke deklaroi që nuk e ka prioritet çështjen e detit, por në fakt mbasi deklaroi që nuk e ka prioritet i vendosi dhe objektivin zotit Rama.

Duhet të kthehesh tek 2009 dhe këtu qëndron problemi, pse? Pse ky lloj mosdakordësie në çështjen e marrëveshjes detare? Thelbi është i thjeshtë, grekët, Mitsotakis ka humbur besimin në çështjen e marrëveshjes te kryeministri Rama. E ka humbur besimin që kryeministri Rama mund të mbajë dakordësinë e 20 tetorit të vitit 2020.

Në fakt ai nuk mund ta mbajë dot, nuk mund ta arrijë dot atë që ka rënë dakort në 20 tetor 2020 me Dendias-in në Tiranë. Çështja është që në këto gjashtë vite ai ka pretenduar tre katër herë që do të vijojë marrëveshja. Pra, në një farë mënyre i ka dhënë frymëmarrje, i ka premtuar qeverisë greke që ne do të vazhdojmë”, tha ai i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” nga Greta Topjana në Euronews Albania.

mecollari greqi

1 Komente

  1. "
    "Ekperti" shqiptar, hesapi grek

    Keto jane lojëra greke me mitsotaqisin e ramotaqisin. Mitsotaqisi i thot ramotaqisit qe te ngrihet stepen me larte, kerkon komuna greke ne Shqiperi, kerkon shqiptaret emigrant ne Greqi te njihen pakice greke, kerkon prona te bregdetit shqiptar.... Ky qenka qoke ekspert, asnje fjale nuk e fol ky per pronat e çamve, per hapjen e shkollave shqipe ne greqi...

    Lini një Përgjigje