TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2026, 22:36

Veliaj lë përkohësisht qelinë, kontroll mjekësor në një spital privat

Shkruar nga Pamfleti
Veliaj lë përkohësisht qelinë, kontroll mjekësor
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit të Durrësit për t’iu nënshtruar një kontrolli mjekësor në një spital privat në kryeqytet.

Sipas burimeve, Veliaj ka kryer një ekzaminim të specializuar, i cili nuk mund të realizohej nga shërbimi mjekësor brenda institucionit të paraburgimit, ku ai ndodhet prej shkurtit të vitit 2025, në zbatim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Pas përfundimit të kontrollit mjekësor, kryebashkiaku është shoqëruar sërish nga autoritetet drejt Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, ku vijon qëndrimin në paraburgim.

Nuk ka ende informacion zyrtar mbi arsyet konkrete të ekzaminimit apo gjendjen shëndetësore të tij.

 

veliaj spital

Lini një Përgjigje