TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 09:00

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, sot gjyqi në themel ndaj Metës dhe Kryemadhit; ish-Presidenti pritet të jetë në sallë

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i Partisë së Lirisë u arrestua më 21 tetor 2024, teksa po hynte në Tiranë, në një operacion të forcave speciale. Pamjet e arrestimit mbeten dalja e tij e fundit publike.

CEZ-DIA dhe lobimi në SHBA, sot gjyqi në themel ndaj Metës dhe
Sot gjyqi në themel ndaj Metës dhe Kryemadhit

Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet sot në orën 11:00 seancën e parë të gjyqit në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe tre të bashkëpandehurve.

Në këtë proces Meta e Kryemadhi do të përballen me akuzat e "korrupsionit", "pastrimit të parave" dhe "fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë".

Ish-presidenti Meta ka lajmëruar se do të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit. Më herët ai ka ftuar edhe trupën e huaj diplomatike në Tiranë të jenë prezentë për të dëshmuar se si do të çmontojë akuzat e SPAK. 

Ilir Meta ndodhet në paraburgim prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.

Sipas Prokurorisë së Posaçme Meta dhe Kryemadhi përdorën një sërë skemash korruptive, influencën dhe pushtetin e tyre politik me qëllim favorizimin e bizneseve të caktuara kundrejt shpërblimit të marrë apo të premtuar, për të pastruar paratë e korrupsioni dhe fshehën pasuri e nuk deklaruan shpenzime të konsiderueshme. Kur çështja u kalua për gjykim më 18 mars të këtij viti, Meta dhe Kryemadhi kërkuan pushimin e çështjes, me argumentin se nuk ekziston vepër penale, ose në alternative, rikthimin për hetime të mëtejshme.

Në seancën e sotme, gjykata pritet të shprehet nëse do të pranojë kërkesën për gjykim të shkurtuar, për tre të pandehurit e tjerë, nënën e Monika Kryemadhit, Fatimen, dhe Ema Çokun, mikeshë e ish deputetes, të dyja të akuzuara për pastrim parash, dhe ish kreun e AKEP Pirro Xhixho, i pandehur për korrupsion.

cez-dia dhe lobimi në shba

2 Komente

  1. T
    Tony

    Si mund ta quani me poshtersi ish kryehajdutin, kryekriminelin, kryehorrin sa nje shtupe ish president.

    1. K
      KORRUPSION PER CAMBRIDGE

      Nuk po flas për familjen Meta. Poenta ime është e përgjithshme. Gjykatat konfiskojnë pasuritë e fituara nga burimi i korrupsionit. Po arsimi? Diploma është një "pasuri". Prindërit aplikojnë për korrupsion për të sponsorizuar arsimin e fëmijëve. Gjykatat konfiskojnë vetëm "pasuritë e paluajtshme". Por ju prapë nuk po e parandaloni korrupsionin nëse ato para shkojnë në arsim. Unë mund të shes drogë për të edukuar fëmijët e mi. Kur më arrestojnë, llogaria ime bankare është bosh, nuk kam asnjë pronë. Por i përdora paratë për të edukuar fëmijët e mi në Harvard ose Cambridge, jo në Shkodër (motivimi kryesor). Si mund ta përballoni këtë? Ka mijëra në Shqipëri në këtë mënyrë!

      Lini një Përgjigje