
Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se gjatë vitit 2025 është shënuar një rritje e rasteve të referuara nga institucionet publike dhe Policia.
Gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ai bëri të ditur se referimet nga Policia janë rritur me rreth 70%, ndërsa ato nga institucionet publike kanë pësuar një rritje prej 15%.
Megjithatë, pavarësisht rritjes në përqindje, niveli i referimeve mbetet ende relativisht i ulët. Kjo situatë ngre pikëpyetje mbi shkallën e iniciativës dhe efikasitetin e institucioneve publike në adresimin e rasteve që kërkojnë hetim.
Braho thekson se çështjet e iniciuara nga institucionet publike kanë qenë më herët një ndër shqetësimet kryesore të SPAK, veçanërisht në periudhën kur institucioni drejtohej nga Altin Dumani.
Në raportimet e mëparshme, SPAK kishte ngritur shqetësimin për uljen e numrit të rasteve hetimore që vinin si iniciativë nga institucionet publike, duke e konsideruar këtë një tregues problematik për bashkëpunimin ndërinstitucional.
Lini një Përgjigje