Ditën e sotme kreu i SPAK-ut, Klodian Braho ka raportuar për herë të parë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2025.
Braho theksoi se masa e arrestit me burg është përdorur si mjeti i fundit, dhe përdorimi i kësaj mase ka pësuar rënie me 53,4 për qind, në krahasim me një vit më parë.
“Ky raport është i vitit 2025 ku puna është drejtuar nga zoti Dumani, që gjej rastin ta falënderoj. 870 procedime penale, vendime fajësie, 87% të totalit, duke treguar efektivitet të lartë. Masat e sigurimit arrest burg kanë pësuar rënie krahasuar me vitin 2024”, tha ai.
Lidhur me sfidat, Braho tha se ato janë “vazhdimi i hetimeve të mëtejshme që lidhen me korrupsionin të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar”.
Po ashtu ai theksoi rëndësinë e “konsolidimit të veprimtarisë së mëtejshme të Byrosë Kombëtare të Hetimit, dhe konkretisht të sektorit të vlerësimit të informacionit kriminal, si strukturë e specializuar për hetime komplekse”.
Lini një Përgjigje