Kreu i SPAK, Klodjan Braho, deklaroi se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues në vend, duke përfshirë zyrtarë në disa sektorë. Ai bëri të ditur se numri i çështjeve për korrupsion ka shënuar rritje, nga 186 në 220 raste, ndërsa nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të hetuar, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Braho u ndal edhe te hetimet financiare, ku aktualisht janë të angazhuar 12 hetues dhe pritet shtimi i tyre me 4 të tjerë. Sipas tij, ky sektor është në proces Vettingu dhe ka treguar rritje të efektivitetit, duke çuar në zbulimin e skemave komplekse të pastrimit të parave.
Ai theksoi se SPAK ka nisur ndjekjen e pasurive paralelisht me procedimet penale, duke arritur të bllokojë mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro në kriptovaluta. Gjithashtu, është vënë në dukje rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa është regjistruar një shtim prej 18% i çështjeve të reja për korrupsion dhe nisja e 6 procedimeve të reja ndaj zyrtarëve të lartë.
"Korrupsioni mbetet shqetësues dhe përfshin zyrtarë në disa fusha. Nga 186 në 220 çështje për korrupsion. Nga 30 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, gjysma janë dërguar në gjykatë dhe 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket hetimit financiar, punojnë 12 hetues dhe priten edhe 4 të tjerë.
Është në fazën e Vettingut. Ka pasur më shumë efektivitet në këtë sektor. Janë hetuar persona dhe janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Kemi nisur të ndjekjen e parave paralelisht me ndjekjen penale dhe kemi bllokuar mbi 24 milionë euro, përfshirë 12.4 milionë euro kriptovaluta. Bashkëpunimi kombëtar, SPAK po bashkëpunon me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. 18% çështje të reja për korrupsion. 6 procedime te reja për zyrtare të lartë”, tha Braho.
Lini një Përgjigje