Klodian Braho, kreu i SPAK, po raporton para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ndërsa po i përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të KLP-së lidhur me institucionin që drejton prej disa muajsh.
Braho u pyet nëse ka ose jo presione nga politika, ndërsa u përgjigj se nuk e shqetëson retorika, por vetëm nëse kalohet në ndryshime ligjore që cënojnë kompetencat e SPAK. Duket se ky është edhe mesazhi që Braho i ka përcjellë Kryeministrit Edi Rama, që herë pas here paralajmëron për ndryshime, edhe pse më pas deklaron se do të garantojë pavarësinë e institucionit.
“Retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim, janë retorikë. Janë shqetësuese nëse do të kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit. Nuk ka një gjë të tillë deri tani. Nëse do kemi drafte të tilla ligjore, do e bëjmë publik shqetësimin tonë dhe do ia përcjellim KLP-së. Për burimet njerëzore, prokurorët nuk kanë këshilltarë ligjor, veç drejtuesi. Ne jemi munduar të harmonizojmë punën dhe të ndihmojmë prokurorët. Duhet ndryshohet situata që prokurorët të kenë këshilltarët e tyre ligjor”, tha Braho.
Lini një Përgjigje