Kreu i SPAK-ut, Klodian Braho, po raporton para KLP-së lidhur me veprimtarinë e Prokurorisë Speciale për vitin 2025, ndërsa po i përgjigjet edhe pyetjeve të anëtarëve të këshillit.
Një nga pyetjet që iu drejtua Brahos kishte me bënte me atë se çfarë mund të bëhej për të ulur nivelin e ngarkesës në punën e prokurorëve të SPAK. Braho tha se trupa prej 20 prokurorësh është emjaftueshme, por duhet të rritet niveli i profesionalizimit të agjentëve të BKH. Në këtë kuadër ai shtoi se gjatë 2026-ës do rekrutohen 40 hetues të tjerë dhe kjo do të ndikojë në në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Por një tjetër ide, e artikuluar më parë edhe nga Altin Dumani, Braho përsëriti kërkesën për rishikimin e kufirit të veprës penale të korrupsionit. Ai theksoi se pragu aktual prej 50 mijë lekësh është shumë i ulët dhe sjell një numër të madh çështjesh në SPAK, ndaj duhet rritur.
“Ngarkesa është e lartë, do vijë të rritet më tej. Numri i prokurorëve, 20 është i mjaftueshëm duke pasur sistemin e Prokurorive në gjithë Shqipërinë. Duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të ngritur pro me çështjet që kemi në hetim dhe duhet të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH që të lehtësohet puna e prokurorëve. Këtë vit do nisim rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH dhe do jetë numë ri lartë që do ndikojë në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ka përfunduar procesi i konkurrimit për 10 oficerë nga shërbimet e policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të japim procedurë tjetër për një numër tjetër të oficerësh të shërbim të policisë gjyqësore. Ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që duhet të ndryshohet që të ulet ngarkesa e punës, përveç diskutimeve që kemi bërë më parë për korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh duhet parë, por është proces që kërkon kohën e vet. Duhet të jetë më e lartë, kjo e rrit ngarkesën e çështjeve e njëjta gjë edhe për veprat penale që lidhet me prokurimet, është fashë e vogël në vlerësimin tonë”, tha Braho.
Lini një Përgjigje