TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 16:32

I ofron punë dhe edukim nënës, Shërbimi Social merr masa për 3 fëmijët në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
I ofron punë dhe edukim nënës, Shërbimi Social merr masa
3 fëmijët dhe nëna

Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit bën me dije se pak më parë ka përfunduar mbledhja e Grupit Teknik Ndërsektorial ku bëjnë pjesë: vetë shërbimisocial OJQ, Policia dhe Shëndetësia lidhur me ndihmën për 3 fëmijët dhe nënën e tyre.

U vendos që menjëherë t'u vihet në ndihmë atyre duke i dërguar urgjent në spital të 3 fëmijëve veshmbathje, të gjitha medikamentet për trajtimin e sëmundjes. Do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i banesës, ndërsa këto i morën përsipër t'i financojnë dy shoqata ‘ARSIS’ dhe ‘World Vision’. Prej më shumë se një muaji fëmijët nuk kanë frekuentuar shkollën dhe janë të prekur nga sëmundja e zgjebes. 

Ndërkohë, familja do të ndihmohet që ta zhvendosë regjistrimin nga Vau i Dejës (pasi me letra janë banorë të Malësisë së Madhe) dhe të regjistrohen si banorë të Durrësit. Duke u bërë banorë të Durrësit, bashkia do ta regjistrojë në listën e atyre që do të strehohen në banesa sociale.

Nënës, nëpërmjet Zyrës së Punës, do t’i ofrohet sërish një punë dinjitoze në mënyrë që të mos punojë 16 orë sikundër pretendon, por 8 orë në mënyrë që të mirërrisë fëmijët e saj. Nënës gjithashtu do t'i ofrohen kurse prindërimi në funksion të mirërritjes së fëmijëve. Për çdo ditë do të kryhen kontrolle mbikëqyrje nga shërbimi për mbarëvajtjen e familjes.

Pra, ajo do të jetë në provë për të parë nëse është e aftë të mbajë kujdestarinë ndaj fëmijëve apo jo.

Lini një Përgjigje