TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 15:38

Moti i keq në Fier, rrezikohen banesat edhe në Ndërnënas; Semani çan argjinaturën

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Fier, rrezikohen banesat edhe në Ndërnënas;

Emergjenca për shkak të përmbytjeve tashmë është zhvendosur në një tjetër fshat në Fier ku janë përmbytur hektarë tokë.

Në fshatin Ndërnënas të Libofshës, prurjet e shtuara të lumit Seman kanë çarë argjinaturën, duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë bujqësore.

Sipas banorëve, niveli i ujit vijon të rritet dhe po afrohet gjithnjë e më shumë drejt zonës së banuar, duke shtuar shqetësimin për banesat dhe pronat e tyre.

Lini një Përgjigje