Ky është Blloku i lajmeve nga kronika e zezë deri në këtë orë të ditës, ku ndër të tjera veçojmë:
SPAK thërret sërish Agim Ismailin, ish-drejtor i Burgjeve, i dyshuar për hakerim dhe përgjim të drejtësisë në kuadër të një grupi kriminal.
Në Athinë, plagosja e babë e bir zbardh prapaskena të reja: del në skenë pronari “fantazmë” i lokalit, me lidhje me Aleksandër Sadikajn.
Në gjyqin për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, dëshmojnë Erigen Toska dhe Ramazan Rraja.
Detaje të reja për Franc Çopjan: urdhëroi vrasjen e “Pinguinit”, u arrestua jo në Dubai por në një tjetër emirat; procesi vijon në Belgjikë.
Mashtrim në emër të kryebashkiakut: 40 mijë euro biznesmenit; arrestohen 3 persona të grupit të Florian Gjergjit.
Në Lezhë, konflikt me armë: plagoset një person, përfshihet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka.
Në Milot, AMP arreston një polic të dehur që shkaktoi aksident me 3 të plagosur.
Shpërthim me tritol në Vaun e Dejës, dëmtohet biznesi i Aurel Filipit.
Arrestime edhe në Han të Hotit e Kolumbi për shkelje masash dhe trafik droge.
Goditen rrjete italo-shqiptare në Sardenjë dhe banda shqiptare në Spanjë; në lojë EUROPOL dhe INTERPOL.
Ndërkohë, mister në Qipro për zhdukjen e oligarkut rus Baumgartner, dhe pamje tronditëse nga Irani me mbi 2 mijë viktima.
Lini një Përgjigje