Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar, duke theksuar se pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon drejtpërdrejt në forcimin e legjitimitetit të institucioneve dhe stabilitetin e tyre.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të marrin pjesë në procesin zgjedhor.
“Sot vendosin ata që votojnë, prandaj u bëj thirrje që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike, ta përdorin mundësinë qytetare, të përcaktohen për përbërjen e ardhshme të Kuvendit në legjislaturën e 11-të,” u shpreh Kurti.
Kurti është parë i vetëm gjatë votimit, ndryshe nga herët e zakonshme kur është shoqëruar edhe nga bashkëshortja.
Lini një Përgjigje