TAGS-AT E JAVËS

Kosova 7 Qershor 2026, 07:43

Zgjedhjet në Kosovë, mbi 16 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë sot

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, mbi 16 mijë të rinj do të
Foto ilustrim

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit do të përbëjnë një ngjarje të veçantë për mijëra të rinj në Kosovë, të cilët do të ushtrojnë për herë të parë të drejtën e votës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), 16,934 qytetarë që kanë mbushur moshën 18-vjeçare pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025 do të votojnë për herë të parë.

Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përfshin gjithsej 2,092,174 votues. Në total, numri i qytetarëve që do të marrin pjesë për herë të parë në një proces zgjedhor arrin në 22,131.

Prej tyre, 16,933 janë të rinj që kanë arritur moshën madhore pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, ndërsa 5,198 persona janë regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil ose kanë rikthyer shtetësinë e Kosovës.

Sipas statistikave, nga 16,934 votuesit e rinj, 8,752 janë meshkuj, që përfaqësojnë 51.68 për qind të totalit, ndërsa 8,182 janë femra, ose 48.31 për qind.

Pjesëmarrja e këtyre votuesve të rinj vlerësohet si një faktor i rëndësishëm për forcimin e procesit demokratik dhe përfshirjen e brezit të ri në vendimmarrjen politike në Kosovë.

16 mijë të rinj kosove zgjedhje

Lini një Përgjigje