Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të dyshuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kilogram heroinë gjatë një operacioni antidrogë.
Në pranga kanë rënë Gëzim Muhameti, i njohur edhe me mbiemrin Demiri, dhe Zhuljan Prençi. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat e antidrogës në Tiranë.
Sipas veprimeve hetimore, dyshohet se të arrestuarit synonin të furnizonin persona të tjerë me lëndën narkotike, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zonën e Tiranës së Re.
Burime hetimore bëjnë me dije se Gëzim Muhameti, i njohur edhe me nofkën “Gëzim Qorri”, rezulton i përfshirë prej më shumë se dy dekadash në aktivitetin e narkotikëve. Ai konsiderohet nga hetuesit si një nga furnizuesit kryesorë të grupeve që operojnë në Tiranë.
Sipas dyshimeve paraprake, Muhameti mund të ketë qenë i përfshirë edhe në transportimin e lëndëve narkotike drejt Italisë. Hetimet kanë ngritur dyshime se heroina e sekuestruar e ka origjinën nga Turqia, ndërsa sasia dyshohet se është siguruar në qytetin e Elbasanit.
Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar në treg përllogaritet të jetë mbi 50 mijë euro.
Nga verifikimet rezulton se Gëzim Muhameti ka qenë i dënuar më parë për vepra penale që lidhen me narkotikët, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Droga komandohet nga kokat e shteteve me te medha per te degjeneruar mendjen e popujve. Luhet loja sikur eshte problem injerezimit nga ata qe e krijuan vete. Si ka mundesi qe droga hyri ne Shqiperi akoma pa nisur dhjerokracia? Shqiptaret pervec duhanit, rakise, birres e veres nuk njihnin droge tjeter. Askush nuk e dinte cfare ishte kanabis kur mbillej nga shteti. Babai im mbolli 3-4 rrenje per te marre farat e ua perziente me farat e tjera kanarinave, qe te kendonin me bukur. Ne me injorancen tone i quam fara kerpi. Rakine na e kane futur ottomanet qe te na dehnin trute. Ne dyqanet e turqve sot tregetohet raki turke me emrin raki ne etikete. Ndoshta si te ardhur nga vende te ftohta nga Azia e kishin produkt popullor. Europianet i shpartalluan nga trute popullsine native te kontinentit Amerikan. Me pas u dhane edhe arme e sakatuan njeri tjetrin. Droga, armet e armatimi kombinohen bashke, jane biznese te shkelqyera per lukunine e maniakeve barbare te parase.