TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Qershor 2026, 11:37

Gjendet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të jetë ish-oficeri Gardës

Shkruar nga Pamfleti
Gjendet i pajetë një person në lumin Mat, dyshohet të
Foto ilustrim

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e lumit Mat, në fshatin Zenisht të Matit. Trupi u konstatua nga banorë të zonës, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe ekipet e spitalit të Burrelit, të cilat bënë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi dhe transportimin e tij drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, rreth 55 vjeç. Trupi do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe për të konfirmuar identitetin.

Dyshohet se viktima mund të jetë ish-oficeri i Gardës së Republikës, Flamur Kolmarku, i cili së fundmi ishte raportuar i zhdukur pasi kishte humbur kujtesën dhe ishte larguar nga banesa e tij në Tiranë.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

i pajete lumi mat ish-oficeri gardës

Lini një Përgjigje