Autoritetet greke dyshojnë se 56-vjeçari fotografonte avionë ushtarakë dhe objekte të aeroportit ushtarak në Akrotiri të Hanias...
Një shtetas gjerman, 56 vjeç, u arrestua të shtunën (6 qershor) në Hania të Kretës, nën dyshimin për spiunazh.
Sipas portalit grek Creta24.gr, 56-vjeçari dyshohet se po fotografonte avionë ushtarakë. Gjatë kontrollit të aparatit të tij profesional fotografik, autoritetet gjetën materiale që përfshinin edhe pamje nga instalimet e aeroportit ushtarak në Akrotiri të Hanias.
Arrestimi u krye nga policia e Aeroportit të Hanias “Ioannis Daskalogiannis”. Pas arrestimit, i dyshuari është vënë përballë procedurave të drejtësisë greke.
Autoritetet sekuestruan aparatin fotografik, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.
Lini një Përgjigje