Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, u paraqit sot në SPAK, ku për gati 1 orë iu përgjigj pyetjeve të prokurorit Arben Kraja.
Këlliçi, në dalje nga SPAK, tha se ishte pyetur për një çështje periferike.
Ndërkohë Report Tv, referuar burimeve nga SPAK, ka konfirmuar se Këlliçi është pyetur lidhur me një çështje që po hetohet ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij. Më konkretisht për Berishën dhe familjarët e tij hetimet janë shtrirë në hetimin pasuror.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se deputeti Këlliçi është pyetur për financimin e Kuvendit të Rithemelimit, mbajtur më 11 dhjetor të vitit 2021 në stadiumin Air Albania.
Si një nga organizatorët e organizimit të këtij Kuvendi, Këlliçi është marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni.
Organizatorë të tjerë ishin edhe Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i PD-së, dhe deputetja Albana Vokshi.
Hetuesit e kanë pyetur Këlliçin se kush e financoi këtë aktivitet, kush ka paguar për organizimin e tij, nëse shpenzimet janë mbajtur apo jo sipas kërkesave ligjore dhe nëse janë deklaruar sipas ligjit, raporton Report TV.
Hetimi pasuror nisi paralelisht me hetimin e aferës Partizani, proces që tashmë është në gjykim, me të pandehur për korrupsion edhe vetë ish-kryeministrin Berisha.
Nuk do as mend as kalem eshte me se e qarte qe krimineli nga Vicidoli e ka financuar ate tubim ne 11 Dhjetor me parate e korrupsionit. Nuk perjashtohet mundesia qe gabeli kerric te kete dore ne kete afere dhe te kete qene ai qe ka kryer pagesat ose qe ka marre ne pune nen kotraktoret qe realizuan mitingun. Kur non grata pyetej kush e financoi ate miting na tregonte se do te deklaronte te gjitha shpenzimet deri ne centing e fundit. Ku i ka deklarimet? Ne qofte se kerrici ka dore ne burg te shkoje dhe ai.