TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 15:40

Durrës/ Familjarët e punëtorit të mbytur, paralajmërojnë kallëzim për Emiriana Sakon: fshehu krimin!

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Familjarët e punëtorit të mbytur,
Emiriana Sako /

Pas përmbytjes katastrofike dhe humbjes së jetës së punëtorit Astrit Hysenaj, Prokuroria e Durrësit nis hetim për shpërdorim detyre dhe dërgim në terren pa siguri, duke vënë në qendër kryebashkiaken dhe zinxhirin e vendimmarrjes në Bashki.

Më 8 janar 2026, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Suela Beluli, urdhëroi nisjen e hetimit për shkaqet reale të përmbytjes masive në qytetin dhe në të gjithë territorin e Bashkisë së Durrësit, me pasoja dhe dëme të mëdha ekonomike për familjarët dhe bizneset.

Hetimi ka si pikënisje kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, dhe vartësit e saj, të cilët kanë për detyrë investimet në sistemin e kanalizimit dhe evadimit të ujërave, si dhe administrimin e tyre, për t’i mbajtur në funksionim të plotë në rast reshjesh.

Në regjistrimin e çështjes penale, Prokuroria e Durrësit ka përfshirë edhe humbjen e jetës së 54-vjeçarit Astrit Hysenaj, punëtor i Ndërmarrjes Komunale Plazh-Durrës, i cili, me urdhër të drejtuesve të Bashkisë, u dërgua për të përballuar përmbytjen në atë zonë.

Ai u rrëmbye nga ujërat dhe humbi jetën në detyrë, ndërsa kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, tentoi të hiqte përgjegjësinë e saj, duke mashtruar publikisht se viktima Astrit Hysenaj ishte mbytur aksidentalisht jashtë orarit të punës.

Por kundër këtij mashtrimi kanë reaguar familjarët e punëtorit të mbytur, të cilët kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj saj për fshehje të shkaqeve të mbytjes së Astrit Hysenajt dhe për mashtrim me qëllim heqjen e përgjegjësisë si drejtuese e Bashkisë.

Sipas rregullores dhe protokollit për përballimin e situatave të emergjencave natyrore, asnjë punonjës i shërbimeve publike nuk duhet të dërgohet i vetëm në terren, por në grup dhe i shoqëruar me mjete dhe ekipe mbrojtjeje e shpëtimi.

Ndërsa drejtuesit e Bashkisë së Durrësit e urdhëruan punëtorin e ndjerë Astrit Hysenaj të shkonte i vetëm për të përballuar përmbytjen, pa asnjë pajisje sigurie, kryebashkiakja Emiriana Sako mashtronte publikisht duke deklaruar se viktima nuk ishte në orarin e punës dhe as i ngarkuar zyrtarisht për të shkuar në zonën e përmbytur.

Por familjari i tij, Osman Hysenaj, ka deklaruar publikisht:

Në mëngjes, Astriti u nis për në punë. Familja nuk ishte dakord dhe i tha të mos shkonte, sepse kishte shumë shi dhe situata ishte e rrezikshme. Por ai kishte veshur uniformën e punës dhe kishte ikur, sepse kishte marrë urdhër nga shefat. Ai u mbyt duke kryer detyrën dhe brenda orarit zyrtar.

Failjarët kanë kërkuar që qeveria dhe drejtësia ta cilësojnë ngjarjen si “humbje jete gjatë punës”, si dhe kanë paralajmëruar kallëzim penal ndaj kryebashkiakes Emiriana Sako, e cila mashtroi për të fshehur përgjegjësinë e saj dhe të vartësve.

Në urdhrin e hetimit, dhënë nga kryeprokurorja e Durrësit, Suela Beluli, thuhet:

Do të hetohen rrethanat e humbjes së jetës së punëtorit Astrit Hysenaj, pasi rezultojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale ‘Shpërdorim i detyrës’, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, e kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së përmbytjeve në Bashkinë e Durrësit.”/Pamfleti

emiriana sako famoljarët e punonjësit të mbytur

3 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha.

    Shprehja ^^dyshime të arsyeshme^^ s'ka sens se të arsyeshme apo të paarsyeshme dyshimet mbetet dyshime dhe ¨janë në favor të pesonit nën hetim sipas doktrinës të së drejtës. Duhet prova të arsyeshme ose bindëse.

    1. T
      Tafili

      E adhuruara e krimit Sako duhej te ishte e denuar me burg per vdekjen e punonjesit te bashkise dhe per shkaterrimin qe I ka bere Durresit plus permbytjeve te ketyre diteve, te mijra familjeve.

      1. e
        esa

        Fytyre e nxire

        Lini një Përgjigje