TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Janar 2026, 16:16

Kërkimet për gjetjen e trupit të Jurgen Karajt, ende asnjë gjurmë nga 30-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Kërkimet për gjetjen e trupit të Jurgen Karajt, ende asnjë

Polumbarët e RENEA-s, në bashkëpunim me policinë e Dibrës dhe forcat e tjera të emergjencës, vijojnë kërkimet në lumin Mat për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karajt.

Mendohet se ai është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Dars dhe ka përfunduar në lumin Mat më 10 janar 2026.

Në operacion kërkimi janë angazhuar forca të armatosura dhe vullnetarë, të cilët po kontrollojnë shtratin e lumit nga të dyja anët. Deri tani, nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa kërkimet ende vijojnë. Në operacion janë përfshirë gjithashtu zhytësit e Regjimentit të Operacioneve Speciale dhe 22 pjesëtarë të Forcave të Armatosura.

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes ditën e djeshme, thuhet se kërkimet po vijojnë edhe me ndihmën e dronëve e pajisjeve të specializuara.

Prurjet e lumit Mat kanë rënë ndjeshëm, por gjetja e trupit është e vështirë për shkak të veshjeve tekstile apo mbeturinave të tjera që kanë ngecur në bimësinë anash lumit. Po ashtu, dyshohet se 30-vjeçari mund të jetë mbuluar edhe nga zhavorri, çka e vështirëson akoma më shumë gjetjen e tij, për shkak se uji është ende i turbullt.

Lini një Përgjigje