TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 19:34

Dy standardet e SPAK: Fatos Tushe u rropat burgjeve për një ‘vijë uji’, Rexhë Byberi që ka vjedhur miliona në “arrest shtëpie”

Shkruar nga Pamfleti
Dy standardet e SPAK: Fatos Tushe u rropat burgjeve për një
Rexhë Byberi dhe Fatos Tushe

Dumani lan duart me kreun e Bashkisë Tropojës/ Rexhë Byberi për burg, miliona euro tenderë ua ka dhënë familjarëve

Më në fund Prokuroria e Posaçme është vënë në lëvizje për aferat në Bashkinë e Tropojës. Denoncimet e “Pamfletit” për Rexhë Byberin kanë qenë të pafundme. Abuzimet e tij nuk ka fletore që i liston, por SPAK duket se ka larë duart me të, pasi e ka vënë në “arrest shtëpie”. Rexhë Byberi në fakt është për burg, si shumë kolegë të tij.

Fatos Tushe u rropat burgjeve dhe i morën çdo pasuri për një vijë uji, ndërkohë që Rexhë Byberi që i ka dhënë të gjithë tenderët vetes së tij, hetohet për dy rrugë thjesht sa për të larë duart. SPAK mjafton të hapë lajmet e “Pamfletit” dhe e kupton se Byberi ka vjedhur miliona, ndërkohë që rasti i dy rrugëve është vetëm maja e ajsbergut.

Pra duket si një standard i dyfishtë i SPAK: Kur do i kalbë në burg disa emra, ndërsa ata që Baloku i ka afër i lë në shtëpi.

Aferat e Byberit

Rexhë Byberi ka krijuar një klan me familjarët e tij, të cilët marrin të gjithë tenderët e bashkisë. “Pamfleti” ka denoncuar disa herë se si ai favorizon të afërmit e tij dhe sidomos djalin e xhaxhait, Bashkim Byberi, i cili merr të gjithë tenderët e rrugëve.

Po tregojmë disa raste: Bashkia e Tropojës ka hapur tenderin: “Rikonstruksion i rrugës ‘Bylbyl Breçani’, fshati Markaj REF-60972-03-01-2023, fondi limit 54 502 005 lekë kontrata u lidh me vlerën 50 910 205 lekë, shpallur në Buletini App Nr. 43 datë 15 Maj 2023".

Në procedurë morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, ku 5 të tjerët u skualifikuan me arsye krejtësisht të paligjshme vetëm e vetëm që tenderin ta merrte djali i xhaxhait të Rexhë Byberit dhe tenderi ju dha kompanisë "Vllaznimi sh.p.k" me administrator, Bashkim Byberi, djali i xhaxhait të kryetarit të bashkisë.

Në garë ishin kompanitë: 1.Shendelli shpk; 2. BOE Vllaznimi shpk & Griald shpk; 3.Florida shpk; 4. Nika shpk; 5. BOE HTSH shpk & Bajrami N; 6. BOE Britani shpk & Varaku E shpk & Ndërtimi.

Dy prej operatorëve që kishin ofertën më të ulët u skualifikuan pa arsye ligjore, por vetëm që të përfitonte djali i xhaxhait të kryetarit.

Nga pjesëmarrësit janë skualifikuar Ofertuesit e mëposhtëm: 1. BOE Britani shpk & Varaku E shpk & Ndërtimi NIPTI L02228018C & J61902509S & K11325002C Vlera 27,598,280. Arsyet e mëposhtme - Shtojca 8 e paplotësuar nga të tre BOE Varaku E, Ndërtimi, Britania -Ne preventiv keni eleminuar fondin rezerve 2%. 2. Shendelli shpk NIPTI K07924803N Vlera 39,821,486. Arsyet e mëposhtme- Keni ndryshuar sasinë në preventiv kategoria 1 pika 1(3.2, prerje bime te vogla 0-10cm) ku sasia e kërkuar në preventivin e hedhur në SPP është 3,218.00 ndërsa sasia e paraqitur nga ju është 3,128.00. 3. Florida shpk NIPTI J79602604P Vlera 48,007,190.87. Arsyet e mëposhtme - Nuk keni paraqitur marrëveshje bashkëpunimi dhe nuk keni ndarë % e punimeve pasi jeni 2 firma pjesëmarrëse, në këtë rast BOE. -nuk keni zgjedhur opsionin BOE në SPP”, thuhej në njoftimin e bashkisë për shpalljen e fituesit.

Pamfleti” denoncoi dhe raste të tjera skandaloze. Vjedhja flagrante ka ndodhur në tenderin për rikonstruksionin e thertores Shudenicë + Ndërtim i tregut të bagëtive. Tenderi me vlerë 12,678,100 lekë u fitua nga kompania “Trajler shpk” me administrator, Anila Byberi. Rezulton se kjo kompani është po e djalit të xhaxhait të kryebashkiakut, Rexhë Byberi. Vetë KLSH ka konstatuar se ka pasur presion ndaj anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Me kontratën noterale nr. 2024/904, datë 31.05.2022, është bërë marrëveshja (për bashkim të përkohshëm), ndërmjet Shoqërisë T Shpk dhe shoqërisë “O” ShPK, duke ndarë edhe volumin e punës, ku 30 % e punimeve të preventivit do të kryhen nga T Shpk dhe 70 % nga shoqëria “O” ShPK, duke ndarë edhe volumet sipas zërave të preventivit përkatës që do të realizojë secili operator. Nga auditimi rezulton se nga KVO është hartuar Raporti Përmbledhës me shkresën nr. 913/1 prot, datë 27.06.2022, i cili është miratuar nga Titullari i Autoritetit Kontraktor (i Autorizuar) z. A.K dhe është hedhur në sistem. Rezulton se ky raport nuk është nënshkruar nga anëtari i tretë i KVO, znj. F.D, duke refuzuar me pretendimin se nuk plotësohen kriteret e kualifikimit. Me shkresën nr. 2605 prot, datë 09,06,2022, “”Sqarim procedurë prokurimi”, të tre anëtarët e KVO, kanë vënë në dijeni Kryetarin e Bashkisë z. R.B dhe Nënkryetaren e Bashkisë Znj. Z.I, lidhur me konstatimin e mungesës së dokumentacionit të paraqitur nga B.O shpk & T Shpk, oferta e vetme që ka marrë pjesë në këtë procedurë”, theksonte KLSH.

Raste si këto janë të pafundme, kështu që SPAK të hapë tenderët dhe të mos merret me akuza për prerje pyjesh, pasi me të tilla akuza Rexhë Byberi ja hedh me shërbim prove. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje