TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 17:38

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet në Himarë, i hapet rrugë betimit të Tavos!

Shkruar nga Pamfleti

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e koalicionit Bashkë Fitojmë, të cilët kërkonin pavlefshmërinë e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë më 4 gusht, ku Vangjel Tavo fitoi përballë Petro Gjikurisë.

Kolegji Zgjedhor unanimisht ka lënë në fuqi vendimin e KAS, i cili vlerësoi se rezultati i zgjedhjeve është i pakontestueshëm.

Tani më me vendimin e Kolegjit Zgjedhor, merr fund dhe saga e Himarës dhe i hapet rrugë betimit të Vangjel Tavos si kryebashkiak. Kjo për shkak se vendimi i marrë sot është i formës së prerë dhe nuk lejohet ankimimi i tij.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 4 Gushtit në Himarë, Vangjel Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Kolegji Zgjedhor rrëzon Koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Lini një Përgjigje