TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 13:43

“Opozita e pafuqishme”, Kikia: Qytetarët janë lodhur me protesta, duhet të ofrojnë më shumë!

Shkruar nga Pamfleti
“Opozita e pafuqishme”, Kikia: Qytetarët janë lodhur me
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e politikës. Ai theksoi se opozita duhet të ofrojë një qeverisje me të mirë, por sipas tij këtë nuk e ka bërë akoma.

Sa i përket protestave të opozitës, Kikia tha se nuk janë të frytshme dhe se qytetarët janë lodhur me to.

"Nuk mjafton që nëse qeveria është e korruptuar, opozita do të vijë automatikisht në pushtet. Opozita duhet të paraqes projektin, për ta bindur qytetarin. Do të duhet të shikojë se çfarë ofron opozita, për një qeverisje më të mirë sesa kjo që është. Ne këtë nuk e shikojmë ende tek opozita, por në vend të saj shikojmë akuza dhe denoncime, të cilat në mënyrë absolute janë një gjë e duhur në demokraci dhe është një nga misionet më të rëndësishme të opozitës, por do të duhet të kishim shumë më tepër sesa kaq. 

Protestat janë një mjet përmes së cilës bëhet një luftë politike, janë një mjet demokratik ku qytetarët me apo pa parti politike ftohen të demostrojnë qëndrimet e tyre ndaj qeverisë apo institucioneve të ndryshme, por nuk di se çfarë do të prodhojnë sepse në fund kemi parë sepse protestat nuk janë mjete që prodhojnë ndryshime. Shqiptarët janë të lodhur nga protestat dhe të zhgënjyer nga politika", tha analisti  për “Ora News”.

 

zhvillimet politike opozita

Lini një Përgjigje