TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2024, 11:26

"Më ka kërcënuar", e mitura që u abuzua seksualisht nga Kevin Cungu rrëfen detajet tronditëse: Unë kam qenë vajza e katërt që e pësoi!

Shkruar nga Pamfleti

"Më ka kërcënuar", e mitura që u abuzua

15-vjeçarja që denoncoi Kevin Cungun për abuzim seksual dhe dhunë, ka rrëfyer detaje tronditëse.

E mitura ka rrëfyer se Kevin Cungu, i cili thyente rregullisht masën "arrest i shtëpisë" duke lëvizur jo vetëm i lirë, por edhe i armatosur, e përdorte shtëpinë e vajzës së mitur si vend për të fshehur një armë zjarri tip "Kallashnikov".

Ajo ka thënë se është takuar disa herë me Cungun, i cili e përndiqte me makinë në rrugët e lagjes, dhe i ka shkuar disa herë në banesë, por pa kryer marrëdhënie intime.

Derisa një ditë, sipas saj, Cungu e ka dhunuar e më pas përdhunuar për 4 orë.

E mitura ka thënë për "Top News se pasi ka vendosur ta denoncojë, ajo dhe familjarët e saj kanë marrë dhjetra mesazhe kërcënuese nga Cungu por edhe miqtë dhe familjarët e tij.

Ajo është shprehur se Kevin Cungu ka abuzuar edhe me 4 vajza të tjera, por ato nuk kanë guxuar ta denoncojnë.

Intervista

Prej sa kohësh e njihnit?

Prej 1 muaji

Dolët në kafe për t’u njohur?

Po, më shumë kam dalë me atë se njerëzit aty e njihnin. Ai ka bërë dhe gjëra të tjera, jo vetëm me mua. Ka precedent, kamë dalë ‘prej hallit’.

Nuk ishte natyrë e qetë?

Jo m’u afrua më dha dorën dhe më tha gjej një mënyrë nesër do dalim patjetër.

Si filloi lidhja?

Kam qenë duke ardhur në shtëpi një darkë, ai kalon me makinë dhe më shikon. Nga ajo ditë nuk më ka lënë rehat, më përndiqte. Kam shkuar edhe më parë te shtëpia e tij përmes kërcënimeve derisa kreu aktin përfundimtar. Kam shkuar te shtëpia e atij se herën e fundit kisha harruar çelësat, i kisha thënë që nuk dua të merrem më. Ai më kapi më futi në shtëpi me zor, katër orë ka qenë gjithsej. Pasi abuzoj seksualisht më dhunoi prap.

Pasi ndodhi abuzimi çfarë ndodhi?

Më çoi në banesë, te makina e vet më ka kërcënuar që mos e kallëzoja, kisha frikë t’i thoja të shtëpisë. Më merr mami në kamer dhe më sheh të nxirat në fytyrë, mamin e kam pasur në Itali.

Kevini si ju kërcënonte, çfarë ju thonte?

Më thoshte gjej një mënyrë patjetër se do kaloj në ekstrem, do vij në shtëpi do i them mamit tënd që do të marr për nuse. Më ka thënë edhe që do të vras dhe më ofendonte.

Kishit frikë se do i tregonte familjarëve?

Po.

Ka pasur epsiode të tjera përdhunimi më parë, përveç 28 korrikut?

Nuk më ka hequr virgjërinë, vetëm në gojë, këto.

A ju kanë kërcënuar familjarët e Kevinit?

Po, kanë kërcënuar familjarët e mi, ditë natë, edhe nga shoqëria e atij.

A ka tentuat t’ju vrasë Kevini?

Po, ai ka thyer arrestin e shtëpisë. Në një moment i thotë shoferit ndalo makinën dhe zbrit. Aty po më  bërtiste dhe erdhi shoferi i tha na co te ura e Babrroit se do e hedhim në lum. Shoferi i tha ta çojmë në shtëpi gjallë.

Ke dorëzuar prova në polici?

Po, shenja dhune, kam prova që më kishte lënë një kallash ta fshihja. Më ka detyruar të pi edhe hashash, kur ka ndodh ngjarja ai kishte konsumuar lëndë narkotike. Kur u futa në shtëpi i gjeta një qese bari.

Pra ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike?

Po, por nuk e ka bërë vetëm me mua. Unë kam qenë goca e katërt që ka abuzuar, por nuk kanë treguar, unë jam e vetmja që po e tregoj, i kam thënë dhe policisë.

Keni besim që do mbahet në arrest me burg?

Shpresoj, se nëse lirohet do e bëjë edhe me goca të tjera. Kur ka qenë duke më ushtruar dhunë, më ka thënë që ti do jesh arsye që do ia bëj çdo goce tjetër, më keq se ç’po ta bëj ty.

22-vjeçari Kevin Cungu është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

 

Lini një Përgjigje