TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2024, 22:23

"Ndeshje e shitur", Lita: Rama në Tiranë vendosi 3 drejtues, PD vetëm Këlliçin!

Shkruar nga Pamfleti

"Ndeshje e shitur", Lita: Rama në Tiranë vendosi 3 drejtues,

Analisti Lavdërim Lita tha se praktikisht sot është çelur parafushata zgjedhorë dhe këto 8 muaj që na kanë ngelur deri në zgjedhje.

I ftuar në Oranews, Lita tha se PS ka vënë tre figura kryesore në Tiranë, ndërsa PD ka vënë një kandidat që nuk fitoi në 2023 dhe duket sikur ndeshja është shitur.

"Praktikisht sot është çelur parafushata zgjedhore dhe këto 8 muaj që na kanë ngelur deri në zgjedhje do të shohim zhvillime nga të dyja kampet. Sot kuptuam se morën pjesë në një funeral politik të PS-së sepse shumë nuk e kanë të sigurt mandatin në zgjedhjet e ardhshëm. Një pjesë e madhe e tyre do të jetë në listat e hapura të PS-së. Rama ka kuptuar se populli do lista të hapura dhe ai ka reaguar në mënyrë të tillë sa është zhveshur nga dëshira e listave të mbyllura.

Ndërkohë Këlliçi ka qenë kandidat për kryebashkiak për Tiranën, ndërsa PS-ja ka venë tre figura kryesore në Tiranë. PD-ja ka vënë një kandidat që nuk fitoi në 2023 dhe duket sikur ndeshja është shitur dhe janë bërë 3 gola pa filluar ndeshja. Mesa duket PD nuk e ka konsideruar që Tirana të ndahej në 3 zona dhe persona, por iu la një personi që humbi me 60 mijë vota zgjedhjet", tha Lita.

lita rama tirane pd kellici

Lini një Përgjigje