TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shtator 2024, 18:07

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Berishës për zgjedhjet: Vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’iu faturojë humbjen!

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu zbulon skenarin e Berishës për zgjedhjet: Vendosi

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike, thotë se Berisha vendosi drejtues qarqesh, ata që ka planifikuar t’ju faturoj humbjen e zgjedhjeve.

Sipas Spahiut, Berisha ka vendosur 9 kundërshtar të tij sepse e di rezultatin dhe planifikon ti faturojë humbjen

"Thur vargje për 12 persona 9 nga të cilët e kanë akuzuar për kriminel për person non grata. 9 persona nga 12 të cilët e blinduan PD dhe e lanë Berishën që të hipë më shkallë. Sado politika është një gjë e pamoralshme në gjithë filozofinë e vet duhet të ketë disa limite. Unë kam qenë një nga kundërshtarët e Berishës. Por nuk kam arritur kurrë në akuza personale. Këta e kanë bërë nuk mund të arrij lufta deri sa të përdoresh dhunë. Më mirë mos i nxirr ato fjalë ato komplimente lërja popullit ti gjykojë. Një nga arsyet që Berisha ka vendosur 9 kundërshtar të tij është se Berisha është i sofistikuar dhe si drejton e di rezultatin dhe planifikon ti faturojë humbjen. Do të doja ta dëgjoja Berishën 24 orë pas zgjedhjeve. Një nga arsyet që ky i kaq deleguar e në këto qarqe është ti ulë kokën nesër", tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje