
Zef Ndoci, banori i vetëm në fshatin Kodër-Spaç, Mirditë, ishte personazhi i emisionit Real People për në Euroneës Albania, në të cilin ai rrëfeu historinë e tij prekëse.
81-vjeçari tregoi se në moshën 6 vjeçare ai u nda nga babai, për shkak se ai u arrestua nga regjimi komunist.
E që nga ai moment ai nuk u pa më me babain, pasi ky i fundit pas burgut u largua drejt një shteti tjetër.
“E mbaj mend shumë pak, pas dy vjetësh e mbajtën në hetuesi regjimi komunist, u lirua edhe pasi erdhën e arrestuan. Atëherë ai iku, nëna i tha të ikte se ajo do i mbante fëmijët”, tregon i moshuari.
Në rrëfimin e tij ai tregoi se i ati pasi bëri burgun shkoi drejt Gjermanisë, ku jetoi për 48 vjet dhe nuk u martua për t’i qëndruar besnik familjes së tij.
“Shkëmbente letra me nënën, nuk shkruante kundër sistemit, e dinte kush ishte sistemi. Letrat e babait tim i kam ruajtur, i kam edhe sot në shtëpi. Ai bëri shumë mirë që iku edhe pse na la vetëm, i shpëtoi sistemit”, përfundoi Ndoci.
Lini një Përgjigje