TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 21:25

A erdhi largimi i Rrumbullakut për shkak të efektivëve të inkriminuar? Karamuço “zbërthen” ndryshimet në polici

Shkruar nga Pamfleti
A erdhi largimi i Rrumbullakut për shkak të efektivëve të
Ervin Karamuço

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka bërë një paralajmërim të fortë sa i takon personave të afërt të ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakut.

Ai tha se për ta, do të zbulohet fakte të reja në javët në vijim.

Këto fakte të reja, sipas Karamuços janë zbulimet e lidhjeve të t tyre me persona të përfshirë me organizatat kriminale, për të cilët Rrumbullaku do duhej të mbante përgjegjësi përpara se t’i afronte në strukturat e Policisë së Shtetit.

“Zoti rrumbullaku pati një avantazh kur erdhi në krye të detyrës, ishte drejtor i AMP-së, por ajo që ndodhi më pas ishte që disa prej emërimeve të tij të para, njerëz që i promovoi, ikën në burg. Ka një përgjegjshmëri shumë të madhe nëse mban në krah njerëz të inkriminuar. Nuk dyshoj që ai të ketë pasur kontakte me krimin, por ashtu siç po del dhe do dalë në javët në vijim njerëz afër tij janë ende të lidhur me krimin e organizuar”, tha Karamuço për “Euronews Albania” .

muhamet rrumbullaku ervin karamuco

Lini një Përgjigje