TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 19:13

“Kanë qëlluar edhe helikopterët e policisë”, Artan Hoxha: Shkodra dhe Malësia e Madhe thyejnë rekord për kultivim kanabisi

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë qëlluar edhe helikopterët e policisë”,

Gazetari Artan Hoxha, ka folur lidhur me kultivimin e kanabisit në vend, ku ka thënë se më së shumti është i përhapur si fenomen në zonën e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe.

Sipas Hoxhës, kultivimi i kanabisit është përqendruar kryesisht në këto zona. Ai ka theksuar se ka pasur një orientim të qartë për të mos toleruar asnjë bimë kanabisi, me kërkesën për ndihmë nga autoritetet italiane dhe dërgimin e helikopterëve për të monitoruar situatën.

“Sasia që është korrur deri më tani më ka çuditur. .Janë goditur edhe helikopterët e policisë që kanë qenë në monitorim,” ka thënë Hoxha për “News 24”, duke thënë se situata është e ndërlikuar dhe e rrezikshme.

Gazetari ka nënvizuar se ky nuk është një kultivim i thjeshtë, por një operacion i organizuar që përfshin roje të armatosur.

“Kanë roje të armatosur që gjuajnë edhe drejt policisë,” ka theksuar Hoxha, duke e përshkruar situatën si një sfidë të madhe për forcën e rendit.

kultivimi i kanabisit artan hoxha

Lini një Përgjigje