TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 18:14

Largimi i Muhamet Rrumbullakut, Artan Hoxha zbulon arsyen: Kërkoi edhe më parë të dorëhiqej, lëvizja është politike!

Shkruar nga Pamfleti
Largimi i Muhamet Rrumbullakut, Artan Hoxha zbulon arsyen: Kërkoi edhe
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha, ka komentuar largimin e kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Hoxha deklaroi për “News 24” se ka zëra se ai kishte shprehur dëshirën për të dhënë dorëheqjen më herët, por kjo kërkesë ishte refuzuar.

Ai tha se në Policinë e Shtetit ka hyrë një ligj i ri që ka vendosur rregulla të reja për zgjedhjen e kupolës së policisë dhe ka tentuar të krijojë një hierarki të re. Ky ligj synon të sjellë një strukturë më të qartë dhe të organizuar në drejtimin e policisë.

Sipas tij lëvizjet e fundit në kupolën e policisë janë parë si lëvizje politike, më shumë sesa përpjekje për të krijuar një pavarësi reale dhe efikase në strukturën e policisë.

Gazetari thekson se ndryshimet në Policinë e Shtetit janë më shumë të lidhura me dinamika politike sesa me përpjekjet për të forcuar funksionimin dhe pavarësinë e institucionit të policisë.

largimi i muhamet rrumbullakut artan hoxha

Lini një Përgjigje