TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 16:55

Ministria e Drejtësisë aksion në të gjithë vendin kundër noterëve abuzues, hiqen 11 licenca

Shkruar nga Pamfleti

Ministria e Drejtësisë aksion në të gjithë vendin

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka njoftuar se janë hequr 11 licenca për 11 noterë në të gjithë vendin.

Gjithashtu në njoftim thuhet se janë sekuestruar 17 arkiva noteriale, janë pezulluar 4 noterë si dhe janë vendosur 7 masa administrative.

Si pasojë e ankesave nga ana e qytetarëve, ministria ka realizuar kontrolle gjatë periudhës Janar-Gusht 2024.

“Gjatë periudhës Janar-Gusht 2024, Ministria e Drejtësisë ka forcuar dhe intensifikuar kontrollet në zyrat noteriale në të gjithë vendin, duke realizuar 42 inspektime, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Këto kontrolle kanë ardhur si përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët, si dhe për të garantuar zbatimin e rregullave ligjore nga ana e noterëve.

Si rezultat i këtyre inspektimeve të thelluara, janë marrë masa administrative ndaj 22 noterëve të cilët janë konstatuar me shkelje. Prej tyre, 11 noterëve u është hequr përfundimisht licenca, 4 të tjerë janë pezulluar, ndërsa ndaj 7 noterëve janë vendosur masa administrative. Gjithashtu, janë sekuestruar 17 arkiva noteriale”, ka njoftuar Manja.

Ministria e Drejtësisë aksion në të gjithë vendin

Lini një Përgjigje