TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 16:00

Drama e familjeve shqiptare/ Flet 14-vjeçarja që solli në jetë fëmijën: Lirojeni burrin tim, jetojmë bashkë prej një viti

Shkruar nga Pamfleti

Drama e familjeve shqiptare/ Flet 14-vjeçarja që solli në

14-vjeçarja e cila u bë nënë e një fëmijë me partnerin e saj 21-vjeçar, i cili u arrestua nga policia, u ka kërkuar autoriteteve ta lirojnë.

Në një deklaratë për mediat, e mitura tha se me babain e fëmijës njihet prej 1 viti, teksa theksoi se prindërit e saj kanë qenë dakord për lidhjen e tyre.

Sipas saj, përderisa kanë një fëmijë bashkë me dëshirën e të dyve, nuk kanë pse ta arrestojnë, pasi edhe gjendja ekonomike e tyre është e vështirë dhe 21-vjeçari duhet të punojë për të rritur fëmijën.

“Kam një vit që njihem me bashkëshortin. Jemi njohur ne Elbasan. Ju thashë dje prindërve të mi. Ata ranë dakord.

Kam një fëmijë përse ta arrestojnë. Ai s’më ka marrë me zor.  Dua që të lirohet burri im, kush do më ushqejë mua po fëmijën tim?!  Dua të ma lironi që sot. Unë s’kam si të jetoj, unë vetëm atë kam, një krah pune kisha.

Punonte ai që më sillte për të ngrënë më shtëpi. Punonte dy punë edhe ditën edhe natën për të më sjellë bukë në shtëpi. Dua të ma lirojnë. Më kanë ardhur mami me babin nga Miloti, unë s’kam dhënë asnjë deklaratë në polici, por që dje jam njoftuar për burrin që e kam në polici”, u shpreh e mitura.

Arrestimi i 21-vjeçarit erdhi pasi  14-vjeçarja ka sjellë në jetën foshnjën e saj në maternitetin e Korçës ditën e djeshme. Pas deklarimeve, 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës.

“Komisariati i Policisë Korçë ndaloi me iniciativë shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, pasi dje në martenitetin e qytetit Korçë, ka lindur një fëmijë, një 14-vjeçare. Pas deklarimeve të marra nga Specialistët për Hetimin e Krimit 21-vjeçari ka pranuar që është babai i fëmijës”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje