TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 10:02

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht të 1945-ës, pse tre prej tyre ishin jo të ligjshme

Shkruar nga Pamfleti

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Nga Plenumi Dytë i Beratit (nëntor ‘44) Enver H. doli i ndërkryer, morali si s’ka më i rënë dhe në situatë shumë të vështirë, mirësia i vjen nga ai që e kishte në mendje e zemër, Marshalli Tito. Kur në Jugosllavi s’kishte nisur praktika e dekorimeve, me kujdes të Marshallit, diktatorit i buzëqesh fati: 20 shkurt ’45 i erdhi certifikatë me medalje “Ylli Partizan nr.1” akorduar nga “Kryesia e Këshillit Antifashist të Çlirimit të Jugosllavisë”, organi më i lartë legjislativ që imitohej saktësisht për krijimin “Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar” organi më i lartë legjislativ në Shqipërinë e pasluftës. Dekorata nga Tito: “Kryesia e Këshillit Antifashist të çlirimit të Jugosllavisë.

Certifikatë: “Me këtë vërtetohet se Enver Hoxha Komandant i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë është mbartës i medaljes “Ylli Partizan nr. 1”, e cila është dhënë në bazë të vendimit të Kryesisë së Këshillit Antifashist Popullor të çlirimit të Jugosllavisë më 20 shkurt 1945. Vendimi lëshohet si dekret i përkohshëm”.

Nga katër dekorata ligjore është vetëm e para: nga Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar me firmën e Kryetarit Dr. Omer Nishani dhe Sekretari Koço Tashko. Tri dekoratat e tjera, të 9 gushtit 1945, janë ilegjitime pse ato mbajnë dekretim nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i cili s’ekzistonte dhe dekretimi i tij Presidiumi i Kuvendit Popullor është janar 1946; pos mungesës së Presidiumit dhe firmëtarët e dekoratave, “Kryetari” Haxhi Lleshi e “Sekretari” Sami Baholli, ishin me tjetër detyrë pushtetari.

Si është e mundur: Haxhi Lleshi Kryetar e Sami Baholli Sekretar dekretojnë Enver Hoxhën kur Presidiumi i Kuvendit Popullor s’ekzistonte. Vetë kryetari e sekretari i Presidiumit: Haxhi Lleshi dekretohet Kryetar i Presidiumit më 1 gusht 1953 dhe Sami Baholli sekretar i Presidiumit janar 1946. Si do të ketë qenë ajo ditë ceremonie dhënie e tri dekoratave false!? Pa të ngjashme!! E çka është e vërtetë: Përpos vënies në tabelën e qitjes me artileri të rëndë në Plenumi dytë i Beratit, fundnëntori 1944, s’ndjehej i sigurt në detyrën e lartë pushtetare, s’kishte mbështetje, kurse në pozicioni partiak ishte në detyrë funksionale paralele me Koçi Xoxe, i cili kishte pushtet të fortë partiak e shtetëror. /Gazeta Panorama

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Si Enver Hoxha mori katër dekorata në një ditë në gusht

Lini një Përgjigje