TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Shtator 2024, 07:33

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për fundjavën

Shkruar nga Pamfleti

Kthjellime dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për

Fundjava do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare.

Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu në male gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në lindje të vendit.

Era do të fryjë kryesisht me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 8-14m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

 

Lini një Përgjigje