TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 19:41

"Personazh kyç për dosjen e fundit të SPAK", gazetarja: Si Marklen Haka 'luante me dy porta'

Shkruar nga Pamfleti

"Personazh kyç për dosjen e fundit të SPAK",

Forcat RENEA arrestuan sot Marklen Hakën, një nga personat e shumë kërkuar nga policia e shtetit.

33-vjeçari u arrestua në fshatin Nikël në Krujë në oborrin e një banese. Haka cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gazetarja Etleva Delia ka folur lidhur me arrestimin e Hakës, e cila e ka konsideruar si një personazh kyç për dosjen e fundit të SPAK, ku emri i tij del dhe lakohet në bisedat në SKY, për organizim vrasjesh, sigurim kushtesh.

Ajo ka theksuar se Haka “luante me dy porta”, në njërën anë ndiqte Arben Ndokën dhe në anën tjetër komunikonte me Emiljano Shullazin dhe i jepte informacione për Durim Bamin.

“Është një personazh i rëndësishëm. Është personazh kyç për dosjen e fundit të SPAK, ku emri i tij del dhe lakohet në bisedat në SKY, organizim vrasjesh, sigurim kushtesh. Emri i tij del në të dy krahët, luan me dy porta, ai shihet dhe në krahun e Durim Bamit, që në fakt është dhe kushëriri i tij, siguron informacione për vrasjen e Arben Ndokës. Madje, në dosjen e SPAK, thuhet që ky luan rolin e siguruesve, të ruajtjes dhe të ndjekjes së Arben Ndokës. Nga krahu tjetër, përmend dhe Emiljano Shullazin, me të cilin komunikon në burg me anë të aplikacionit SKY, jep informacione për Durim Bamin.  Në të dyja rastet, del i përfshirë për sigurim të kushteve për kryerjen e vrasjeve në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale”, tha gazetarja për “Abc News”.

Lini një Përgjigje