TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 15:59

Peza u largua si drejtor i RTSH, reagon Bledi Strakosha: Më 6 dhjetor më hoqe mua, më 6 shtator ike vetë

Shkruar nga Pamfleti

Peza u largua si drejtor i RTSH, reagon Bledi Strakosha: Më 6 dhjetor

Është jo i vogël numri i personazheve të njohura dhe publike të cilët e kanë pritur mirë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza.

Pas Alketa Vejsiut ka ardhur reagimi edhe i gazetarit Bledi Strakosha, i cili u shkarkua nga puna në RTSH më 6 dhjetor të 2023.

“Më 6 dhjetor më hoqi mua, me 6 shtator iku vet…ka Zot”, shkruan Strakosha në postimin e tij në rrjetet sociale.

Më parë reagoi edhe Alketa Vejsiu, të cilës Peza i kishte hequr drejtë njerkën nga puna, ndërkohë që kjo e fundit kujdesej spitaleve për të atin e Vejsiut, që ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë.

Për Alketën kjo e premte është dita më e lumtur duke theksuar se me dorëheqjen e Pezës babai i saj i ndjerë po prehet në paqe, pasi iku nga kjo jetë me brengën e largimit nga puna të bashkëshortes.

Moderatorja shkruan se e kishte paralajmëruar Pezën për vendimet e tij për të hequr punonjësit pa arsye dhe njoftim e se shumë shpejt të njëjtin fat do të kishte edhe vetë ai.

 

peza drejtor i rtsh bledi strakosha

Lini një Përgjigje