
Siç edhe pritej, Alfred Peza u largua pasi në ngacmim i rëndë seksual iu bë publik në RTSH
Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, sot u largua vetëm formalisht, pasi largimi i tij, ka muaj që ishte konkretizuar. Ose më saktë nuk kishte rrugë tjetër sepse Peza ishte kthyer në një njeri të shantazhueshëm.
Ina Zhupa, kryetarja aktuale e komisionit të Medias, ka qenë e para që ka paralajmëruar dorëheqjen e Alfred Pezës gati gjashtë muaj më parë. Zhupa, në atë kohë nuk ishte kryetare e Komisionit të Mediave, por nga brenda RTSH kishte siguruar të gjitha të dhënat e problemeve e skandaleve të Alfred Pezës.
Për të cilin, një personazh që e kishte kandiduar për zv.drejtore e RTSH-së, por që më pas e shkarkoi, depozitoi në Këshillin Drejtues një material super po super të rëndë.
Material ku ndosheshin mesazhet private të Pezës, e ku pikërisht nga kjo sjellje kishte derdhur gotën.
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, që sot është kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias, kishte përgatitur një gjyq publik e parlamentar të tmerrshëm ndaj drejtorit të RTSH-së. Bazuar në një mori dokumentesh të komunikimeve private, Zhupa deklaroi se Alfred Peza, ka dhënë dorëheqjen, pasi në mjedise të brendshme drejtori i RTSH e kishte realizuar këtë akt. Të cilën, siç mësohet e kishte depozituar, por që e tërhoqi në momentin e fundit me kërkesë nga lart. Pasi Peza nuk u zgjodh nga Edi Rama, si një gazetar që do ta bënte RTSH një media për publikun pa ndikim partiak, por që të vendoste kamerat në shërbim të ERTV-së dhe të firmoste që godinat e RTSH-së të mos jenë të domosdoshme për institucionin, e kështu të futen në inventarin e pronave ku mund të ndërtohet.

Duket pasi ka ndodhur kjo, dorëheqja është zyrtarizuar. Alfred Peza ishte një limon i shtrydhur i Edi Ramës, i përdorur për interesat e tij.
Po a u largua vetë Peza në këtë rast?
Nëse do të ishte e vërtetë kjo, ai do ta bënte pikërisht 6 muaj përpara, kur njeriu më i afërt i tij, Blerta Tafani kishte dërguar komunikime tronditëse për Drejtorin e RTSH-së.
A mos vallë kjo dorëhrqje është një teatër, pasi në institucion ka hyrë Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe si pasojë SPAK, që ka arritur të zbulojë probleme të mëdha në abuzimin e fondeve dhe të pushtetit? Kjo do të shihet në vazhdim. Por ajo që mund të vërehet sot është se Edi Rama, e ka lëshuar Pezën si “mish të kuq” që ta hanë qentë për sjellet e tij me panatallona poshtë gjurit, e jo për abuzim me pushtetin, ku mund të dalë edhe problemi i dhënies së ‘OK’ për ta larguar RTSH nga godinat në qendër të Tiranës, që janë aq të dëshiruara për të ndërtuar kulla të larta.

Megjithatë, duket se për ca kohë do të përjetojmë një telenovelë kolorite të marrëdhënieve të Pezës me një vartëse të tij, që duke pasur parasysh se është gruaja e njeriut më të afërt të tij, drama mund të marrë edhe më shumë kohë. Së paku edhe dy javë më shumë… E deri atëherë Pezës nuk i mbetet tjetër veçse të ngopet me supën e Gjergj Lucës.../Pamfleti
Lini një Përgjigje