
Hajdutët po e ndjejnë “stuhinë” Trump!
Vizatimi i shtatorit me arrestime ‘VIP’, pa u arrestuar ende prokurori me nofkën El Chapo apo pa u shkatërruar rrjeti korruptiv i shumë prokurorëve, gjyqtarëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, që tashmë është i zbardhur nga shërbimet e huaja intelegjente përmes mesazheve dhe bisedave në aplikacionet SKY dhe ENCRO, do të ishte një gërvishtje e shtrembër, pa ndihmën e miqve tanë amerikanë.
Të këtyre miqve që nuk e konsiderojnë kryeagjentin e FBI-së Charles McGonigal të nderuar e të respektuar si Edi Ramën që e përdori deri për të fshirë “këpucët” nga balta kineze e ruse, në momentet kur “breshëri” i republikanëve prishi edhe mollët e dardhat që kishte ngrënë pas kurrizit të Bablokut, Hunter Biden.
Kohë tjetër po vjen...
Dëshira e gjithmonshme e shqiptarëve për liri e barazi përpara ligjit, çka përzihet natyrshëm me aspiratat e Amerikës, po shkruhet këto ditë e më shpesh në facebook-un e Ambasadës Amerikane, çka ne duam ta përcjellim si lajm të mirë të rikthimit të besimit, se aty brenda kangjellave po “vetë-pastrohet” territori i brendshëm nga patronazhistët e shumë punësuar e pasuruar, dhe po këputet “litari” i 4 Klaneve Mafioze që çon me patjetër në rënien e Shtetit të Mafies.
Po nuk ngjau kjo që ne presim prej vitesh, shkruajmë e besojmë, edhe ky shtator, si gjithë të tjerët, do të ngelet thjeshtë një “aspirinë” për dhimbje koke, pas zgjedhjeve parlamentare të pranverës, që ose do i fitojë kryehajduti Edi Rama, ose krye krimineli Sali Berisha.
Ilir Meta dihet, shkon me atë që merr një votë më shumë.
Amerika është rikthyer këtu pari, tek demokracia, tek aspiratat e veta, edhe për arsyen se ekonomia, siguria dhe besimi, vetëm kanë zbritur shkallë përgjatë 34 viteve që kanë sunduar 4 Mafiozët.
Këta hajdutë e ndjejnë edhe “stuhinë” Trump!
Pritet të ndryshojë edhe ngjyrën epoka, ku Mafia Globale, miqtë e kryebanditit të Globit, Bablokut tonë që po merret këto ditë me vjeljen e hashashit në çdo cep të Shqipërisë, kanë piketuar interesa të palexueshme në Botën e diplomacisë financiare, do ishte normale të shkojnë jo në Djall, por para rrezeve të Diellit të drejtësisë.
Këtej, nëse atyre ju pëlqejnë, ka miliona dollarë për secilën trupë diplomatike që nuk flet as për drogën, as për skandalet, as për skllevërit që paguhen plantacioneve të hashashit diku tek 20 dollarë në ditë.
Këtu, ku Amerika me ardhjen e të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn, ngjan të jetë rikthyer tek aspiratat e veta me mesazhet shumë të qarta kundër kriminelëve që sundojnë, ka filluar të ringjallet shpresa tek fshatarët.
Një ditë pasi u hodh shumë baltë mbi Heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skender Beu, VanHorn e mbuloi me një petk lavdie e respekti nga SHBA, pra “vizitoi Krujën për të mësuar rreth heroit kombëtar të Shqipërisë dhe udhëheqësit legjendar, Skënderbeut dhe për të parë muzeun e mrekullueshëm...”
E shkëputëm këtë episod nga Ambasada Amerikane, me të cilën, sa kohë Edi Rama hartonte “lista të zeza” të gazetarëve antimafia, qëllonte çdo herë në shenjë, përçante e sundonte, ndryshe nga këto ditë, që edhe vëlla Olsi është vënë në “poligonin” e qitjes e drejtësia mundet të shkrehë nga momenti në moment arsenalin e arkivës kriminale.
Po, me rikthimin e Amerikës tek aspiratat e veta, ndërtimin e shtetit ligjor në Shqipëri, shkatërrimin përfundimtar të mafies ballkanike, çdo analfabet e psikopat me prapavijë politike, çdo patronazhist të Edi Ramës apo ind të ngurtë të Sali Berishës, ktheje nga të duash, para, mbrapa, djathtas a majtas, milioner e printon e normalisht në burg e përfundon.
Po zinxhiri i politikës ç’është?!
Është zinxhir dollarësh, prandaj këta monstra, e ruajnë të mos ju këputet e t’ju bien brekët për tokë, por udha e tyre kriminale ka mbaruar, Amerika po rikthehet tek aspiratat e veta, Shteti i Mafies po bie./Pamfleti
Lini një Përgjigje