E dërguara e SHBA Nancy VanHorn, takohet me njërin nga 4 Altin Dumanët e SPAK-ut!
Të paktën sot, pasi e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn “shtrydhi” cepin e shamisë në facebook-un e ambasadës, duke mbushur edhe një herë, ndoshta për të një qindtën a më shumë, besimin se po, këtë shtator do kemi arrestime të “Peshqve” të Mëdhenj, Edi Rama duhej të dilte e të thoshte, jam i pari që do të shkoj në transparencë pasurie, unë, familja ime, ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe tërë zinxhiri qeverisës që ka pasuri të dyshimta.
Është e përshëndetur nga ne zonja VanHorn, duhet ta themi që sot, një familjare shëmbullore që ka zgjedhur të mos shkojë në plazh, por në zyrat e Altin Dumanëve e ta inkurajojë atë për çka shqiptarët presin nga momenti në moment, arrestimin e Ilir Metës, si fillim.
Likja, po qarkullojnë thashetheme se ka blerë 3 Altin Dumanë brenda SPAK-ut e ky Altini që bisedoi dje me të dërguarën e SHBA, sikur nuk ka ende forcë ta arrestojë.
Ky Altini, që presim të dalë nga “tharku” i Edi Ramës, e kishte lidhur dikur besën me Yuri Kim, se edhe nëse ka emrin e vet në një dosje dyshimi, do e hetojë.
Pastaj, punët precipituan disi çuditshëm. Na doli një organizatë e krishterë që për një mysliman të devotshëm, fali për sevap, një apartament.
Këtu e pushojmë pak debatin, pasi në fshatin tonë ka mijëra vjet që e mbajmë si postulat atë shprehjen, se dhuratën e pranon edhe mbreti.
Nejse, Kryeministri duhet frymëzuar të prijë i pari.
Në Botën demokratike, për ku kemi 34 vjet që jemi nisur, burrat e shtetit dëgjojnë sovranin dhe prijnë të parët, jo drejt pasurimit familjar, por drejt Altarit të Pastërtisë.
Jeta mes sakrificave, për t’ju shmangur kontrollit të pasurive të 4 Klaneve Mafioze, ka krijuar Klane edhe brenda SPAK-ut.
Aty ka prokurorë të akuzuar jo vetëm për pasuri të mëdha dhe që nuk fshihen dot, por edhe si të lidhur me krimin e organizuar shtetëror, me vëlla Osin, sekretar Engjëllin, Saliun, Ilirin, Fatmirin, Investitorët Strategjikë, Inceneratorët dhe orët e vdekura të secilit armik të shqiptarëve.
Armiqtë vriten kudo, apo jo, edhe pse ne i njohim dhe i mbajmë në pushtet?!
Që me këta të merret vetëm drejtësia, e ne të mos e vrasim logjikën e shkrimit të sotëm, të mbajmë veshët pipëz për momentin që po vjen, për përplasjet në SPAK rreth arrestimit të Ilir Metës dhe të ca dosjeve të familjes kryeministrore.
Kemi info se nuk ‘mban më ujë pilafi’, se nuk mund të vazhdojë rrugë SPAK me 4 koka, se nuk mund të pranohet që brenda strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, secili Klan Mafioz të ketë Zabitin e vet.
Se këtej këta janë një, mender me thënë.
Edhe në ato raste kur Mafia flet në njëjës, pra për të njëjtin skandal e për të njëjtin drejtues të SPAK-ut, e keni parë si e printojnë Altin Dumanin në 4 kopje dhe e çmontojnë copë-copë.
Edhe tek Altini secili ka pjesën e vet.
Nëse “dajaku” i Saliut dhe Ilirit, nuk ja bën kokën me “vrima”, Babloku pikturon avionë që vijnë në Rinas por jo për “arkivole” kundër hajdutëve e kriminelëve, prandaj edhe themi për orën e sotme se e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn dhe Ilir Meta po sillen rreth 4 Altin Dumanëve!
Sido të vejnë punët, hajdutët nuk mund të gjejnë derman në këtë “stan”, ku erërat e drejtësisë kanë shkulur skenën ku luhej filmi i kohës së qepës, pa ikur hajduti i vjetër, vjen hajduti tjetër!/Pamfleti
Lini një Përgjigje