TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 18:37

“Dorëheqje ligjore, jo politike”, Softa për largimin e Rrumbullakut: Mund të kandidojë sërish për postin e Drejtorit të Përgjithshëm!

Shkruar nga Pamfleti

“Dorëheqje ligjore, jo politike”, Softa për largimin e

Sipas ekspertit të sigurisë Fatjon Softa largimi nga detyra e Muhamet Rrumbullaku si drejtori i përgjithshëm i policisë është pjesë e ndryshimit ligjor që ka përfshirë policinë e shtetit dhe nuk ka lidhje sipas tij me një vendim politik.

Në një intervistë për “Report Tv”, Softa theksoi se Rrumbullaku ka paraqitur edhe herë të tjera dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar.

Së pari jemi në zbatim të ndryshimit ligjor. Ka një ndryshim për ligjin e policisë. Një nga kriteret që drejtuesi do zgjidhet me konkurrim me 3 kandidatë ku ka disa kritere. Garë jo me emra por me platforma. Zoti Rrumbullaku ka dhënë dorëheqjen, sepse ishte një ligj, u propozua nga zoti Balla dhe ka hyrë në fuqi. Këto ndryshime sollën dorëheqjen e zotit Rrumbullaku. Është ndryshim ligjor, jo politik. Është një sërë ndryshimesh, largimesh, dorëheqjesh. Do ketë një komision ad hoc që do zgjedhë drejtuesin.

Vendi i parë i propozohet kryeministrit që jep aprovimin. Shpresoj që edhe zoti Rrumbullaku të jetë pjesë e garës. Rrumbullaku është një aset i policisë. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Nuk mund të jetë një individ përcaktues, është një skuadër e madhe. Kjo është pjesa e dukshme, e brendshme zoti Rrumbullaku ka dhënë disa herë dorëheqjen për arsye shëndetësore por nuk është pranuar”, tha Softa.

 

Lini një Përgjigje