TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 16:35

"Askush nuk guxon ta kritikojë", Lubonja akuza Ramës: Fasadë me figura që janë shkolluar jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti

"Askush nuk guxon ta kritikojë", Lubonja akuza Ramës:

Analisti Fatos Lubonja ka folur lidhur me fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025.

Ai tha se Rama bën fasadë me figura që kanë mbaruar shkolla jashtë vendit, duke shtuar se askush nuk guxon që ta kritikojë kryeministrin.

“Rama vendos dhe figura që kanë ardhur nga jashtë vendit, për të bërë fasadë. Ajo që vendos në fushatë është krimi i organizuar dhe paraja. Askush nuk guxon dot të bëjë kritikë ndaj Edi Ramës.

PS vetëm socialiste nuk është. Shtresat e dobëta po ikin, ndërsa PS përfaqëson oligarkinë, që kanë paratë në këtë vend. PS ndihmohet nga makineria shtetërore dhe policia”, tha Lubonja për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje