TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Korrik 2026, 10:59

Protestat para Kryeministrisë, ambasadori gjerman 'mesazh' Ramës: Janë të mirëpritura kur respektojnë vlerat e BE

Shkruar nga Pamfleti
Protestat para Kryeministrisë, ambasadori gjerman 'mesazh'
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ka deklaruar se protestat si formë e angazhimit të shoqërisë civile janë në përputhje me vlerat e Bashkimit Evropian, ndërsa theksoi se episodet e dhunës që janë regjistruar gjatë protestave përbëjnë një çështje që vazhdon të diskutohet.

Bergner nga Kolonja ku ishte për të kujtuar viktimat e masakrës së Borovës, është pyetur nga gazetarët nëse protestat e zhvilluara prej disa ditësh në Tiranë dhe incidentet e dhunshme mund të ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

"Kam thënë se çdo aktivitet i shoqërisë civile që është në përputhje me BE-në dhe protestat e dhunshme sigurisht që nuk janë në përputhje me të dhe se kush duhet fajësuar për këtë etj është ende një diskutim në vazhdim. Janë të mirëpritura sepse mbështesin vlerat e Bashkimit Evropian ashtu siç i shohim ne, po", tha ai.

Ambasadori nuk dha një vlerësim nëse zhvillimet e fundit do të kenë pasoja konkrete për procesin e integrimit, duke u kufizuar në theksimin e rëndësisë së respektimit të parimeve dhe vlerave të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë e diela shënoi ditën e 36 të protestës me qytetarët u mblodhën para Kryeministrisë.

Ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri teknike.

“Ju lutem qëndroni të bashkuar, diaspora është me ju”, u shpreh një prej qytetarëve teksa fliste në podiumin e improvizuar poshtë zyrës së kryeministrit Rama.

Ndërkohë dje janë liruar edhe protestuesit e arrestuar ditën e enjte pas tensioneve dhe dhunës para Kuvendit.

Pas rreth tre orësh te Kryeministria ata nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, tashmë të kthyer në “ritual”.

protestat para kryeministrisë ambasadori gjerman \\\'mesazh\\\' ramës

Lini një Përgjigje