TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Korrik 2026, 11:18

Afera ‘Partizani’, Gazment Oketa: Ministria e Mbrojtjes kishte zero interes për klubin, dosja erdhi e kopsitur

Shkruar nga Pamfleti
Afera ‘Partizani’, Gazment Oketa: Ministria e Mbrojtjes kishte zero
Gazment Oketa

Gazment Oketa ka dhënë dëshminë e tij lidhur me gjyqin për privatizimin e klubit Partizani, teksa u shpreh se në atë  kohë nuk kishte asnjë interes lidhur me këtë klub nga Ministria e Mbrojtjes…

Gazment Oketa, ish-ministër i Mbrojtjes dh eish-zv.Kryeministër, në qeverisjet e PD-së, ishte dëshmitari i rradhës, i thirrur nga SPAK-u, në atë që njihet si afera “Partizani” ku të pandehur janë edh eish-Kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Oketa është pyetur nga prokurorja e SPAK-ut, Enkeleda Millonai, lidhur me procedurat e ndjekura për privatizimin e ambienteve të klubit sportive ‘Partizani’, teksa u shpreh se Ministria e Mbrojtjes nuk kishte asnjë tagër për të ndalur procesin ose ta bllokonte atë.

“Klubi Partizani, mesa di unë, administrohej nga persona privatë dhe pothuajse nuk ka zënë asnjë vend në diskutimet apo mbledhjet e Ministrisë së Mbrojtjes,” u shpreh ai.

I pyetur për nisjen e zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave lidhur me pronën gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë, ai theksoi se nuk ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje, duke argumentuar se Ministria e Mbrojtjes nuk kishte rol funksional si institucion sporti apo administrues i tillë pronash.

“Kam qenë ministër i Mbrojtjes dhe jo ministër sporti. Për ne nuk kishte vend të veçantë kjo çështje,” deklaroi ai.

Dëshmia e dhënë nga Oketa në GJKKO

Enkeleda Millonai: Në cilën periudhë keni qenë Ministër i Mbrojtjes dhe më parë e më vonë çfarë funksionesh keni pasur?

Gazmend Oketa: Më parë kam qenë zv/ kryeministër e më vonë Ministër Mbrojtjeje, më vonë kam qenë deputet.

Enkeleda Millonai: Çfarë ka qenë Sportklub Partizani?

Gazmend Oketa: Në aspektin e sigurisë klubi Partizani kishte zero interes, se nuk kishte të bënte me Forcat e Armatosura dhe mbrojtjen e vendit. Në dijeninë time administrohej nga persona privatë. Pothuajse në asnjë nga diskutimet apo mbledhjet nuk mbaj mend të ketë pasur një zë që ky klub të zinte një vend të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Enkeleda Millonai: Thatë se nuk kishte interes për Ministrinë e Mbrojtjes, por me një VKM të vitit 2008 për transformin e klubeve sportive në shoqëri aksionare. Juve ishit ministër i mbrojtjes dhe më vonë Arben Imami ka marrë masa për zbatimin e VKM. Ju keni marrë veprime për zbatimin?

Gazmend Oketa: Ministri i Mbrojtjes nuk është i sporteve. Klubi Partizani në kujtesën time ka qenë një klub privat. Nuk kemi patur një kujdes të veçantë për një klub që nuk kishte të bënte me Ministrinë e Mbrojtjes, se një klub nuk e përbënte godina, por njerëzit dhe ata që kanë pasur kompetenca.

Enkeleda Millonai: Nisur nga ligji për pronat e paluajtshme të shtetit. Në lidhje me këtë pronën që ishte në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jeni interesuar për ta administruar sipas përcaktimeve ligjore.

Gazmend Oketa: Kjo çështje është e paraqitur kur është prezantuar praktika për kthimin e pronave tek ish pronarët. Kur u paraqit tek zyra ime praktika ishte përmbyllur në gjithë institucionet dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kushte ndonjë tagër ta bllokonte këtë proces.

Enkeleda Millonai: Kush e kishte në inventarizim këtë pronë?

Gazmend Oketa: Nëse futeni në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, kur kryeministër ishte Nano një VKM, sipas së cilës klubi Partizani lidhej jashtë inventarit të pronave dhe se urdhërohej për ta regjistruar. Por vijoi ende procedura për regjistrimin e pronës se ende s’ka përfunduar. Prona në kujtesën time kishte pretendime nga ushtarakë se nuk ishte regjistruar. Prandaj ka qenë VKM për të ndjekur procedurën për ta regjistruar dhe kthyer pronën tek ish pronarët. Klubi Partizani s’ka qenë prioritet i Ministrisë së Mbrojtjes dhe as i imi.

Enkeleda Millonai: Keni autorizuar ndonjë ushtarak të ishte pjesë e komisionit të vlerësimit?

Gazmend Oketa: Nuk më kujtohet. Një zyrtar komunikon me shkresa zyrtare dhe ato janë aty. Nëse ka një praktikë të tillë që është nënshkruar nga unë i dal për zot. Por nuk më kujtohet të kem autorizuar ndonjë ushtarak të jetë pjesë e grupit të vlerësimit. Sigurisht Ministria e Mbrojtjes ka pasur 12 mijë vetë personel civil e ushtarak që në fillim. Unë kam deleguar kompetencat. Pasi në çdo pozicion mendoj se puna bëhet në kolektiv. Bëj pjesë tek ata politikanë që kanë deleguar kompetenca, që mendoja se ata persona duhej të ishin bashkëpunëtorë të ministrit.

Enkeleda Millonai: Urdhrin që keni firmosur që ta dorëzonte komanda mbështetëse, jeni njohur me ndonjë dokument?

Gazment Oketa: Çdo person që ka pasur për detyrë për të ndjekur këtë praktikë ka firmosur dhe në fund ka ardhur tek unë. Pas vitit 1990 shumë prona të Ministrisë së Mbrojtjes dolën të tepërta dhe shumë prona dalin nga plani i përhapjes sepse nuk i duhen ushtrisë. Edhe në këtë rast është ndjekur e njëjta praktikë. Nuk është e vetmja pronë që është kthyer. Sepse kur prona del nga plani i përhapjes, shteti e përdor për interesa të tij nëse nuk ka pronarë.

 

oketa gjyqi partizani

Lini një Përgjigje