TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 18:10

Arrestimi i Marklen Hakës, Softa: Nëse kthehet në 'pendito', do të vihen në pranga të tjerë persona

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Marklen Hakës, Softa: Nëse kthehet në

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka folur lidhur me arrestimin e Marklen Hakës në Nikël.

Ai e vlerëson si një sukses arrestimin e Hakës dhe shpreson që të kthehet në bashkëpunëtor të drejtësisë.

“Një sukses, vlerësim. Ka qenë i fshehur dhe jetonte në atë zonë që është kontrolluar disa herë nga forcat speciale. Një zonë problematike. Ngjarja e fundit, drejtimin që morën ishte Nikla. Ka një infrastrukturë që prodhon dhe ndihmon të fortët. E quaj një punë të mirë. Informacionet kanë qenë të sakta. Shpresoj të kthehet në bashkëpunëtor dhe do ishte një raport i mirë për të goditur baza të tjera. Nuk janë më si dikur që lëviznin në territore, por këta persona duket se e kanë shpërbërë atë bandë të ngritur dhe krijuar në ato vite. Nëse do ketë bashkëpunim dhe informacionet sigurisht që mund të kemi mbetje të këtyre bandave”, tha Softa për “Report Tv”.

Së bashku me anëtarin e bandës së Niklës u arrestuan edhe 4 persona të tjerë.

Lini një Përgjigje