Skema e mashtrimit me "Call-Center"-at duket se ishte ndërtuar njëjtë në të gjitha vendet ku operonte. Persona të lidhur me politikën dhe pushtetarët kishin krijuar rrjetin e mashtrimit dhe operonin të pa shqetësuar si në Shqipëri ashtu dhe në Gjeorgji.
I shumëkërkuari nga drejtësia spanjolle, Amant Josifi duket se ka “infektuar” edhe zyrtarët gjeorgjian. E njëjta skemë e ndjekur prej tij për mashtrimet me “call centerat”, duket se është ndjekur edhe nga disa zyrtarë që kanë mbajtur poste të larta në Gjeorgji.
Sipas asaj që raportohet, ish-ministri i mbrojtjes i Gjeorgjisë, Davit Kezerashvili është marrë nën hetim nga prokuroria, pasi dyshohet se ka qenë pjesë e mashtrimt të madh ndërkombëtar të “call-center”-ve, ku ranë pre mijëra qytetarë të BE-së.
Më shumë se 1 milion dollarë të ardhura të paligjshme nga mashtrimet dyshohet se kanë rrjedhur në llogaritë bankare të mbajtura nga Davit Kezerashvili dhe dy anëtarë të familjes, sipas Zyrës së Prokurorit të Gjeorgjisë.
Kezerashvili shërbeu si kreu i policisë financiare dhe më pas ministër i mbrojtjes nën udhëheqjen e Mikheil Saakashvili, i cili ishte president i vendit të vogël në rajonin e Kaukazit nga 2004 deri në 2013. Kezerashvili nuk është akuzuar.
Hetimi, që përfshin zbatimin e ligjit në Gjeorgji dhe Gjermani, zbuloi katër të dyshuar të cilët po përballen me akuzat për "mashtrim dhe pastrim parash nga një grup i organizuar", raporton OCCRP.
Një nga të dyshuarit dyshohet se i dërgoi Kezerashvilit dhe të afërmve të tij paratë, sipas zyrës së prokurorit.
“Hetimi për këtë çështje vazhdon në mënyrë aktive, duke përfshirë përfshirjen e kolegëve tanë të huaj”, thanë prokurorët.
Kezerashvili nuk iu përgjigj pyetjeve të dërguara me email dhe një firmë ligjore që e përfaqësonte atë nuk pranoi të komentonte mbi akuzat.
Në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, të enjten, policia përfshiu "një qendër të madhe call-center", duke sekuestruar qindra kompjuterë dhe telefona, së bashku me automjete dhe më shumë se 800,000 dollarë para Cash. Grupi operonte nën emrin e kompanisë Morgan Limited LLC, thanë prokurorët.
Në vitin 2020, OCCRP raportoi për një rrjet call-centerash që përfshin Gjeorgjinë, Shqipërinë dhe Ukrainën, të cilat punësuan një ushtri punonjësish për të kryer investime të dyshimta që merrnin nga viktimat e tyre në mbarë botën.
Megjithëse qendrat përdornin emra të ndryshëm me klientët e tyre, ato njiheshin si Milton Group në Ukrainë dhe Morgan Limited në Gjeorgji. Ata mashtruan persona vulnerabël dhe të moshuar në të gjithë botën, të cilët detyroheshin t'u dërgonin mashtruesve shuma të mëdha parash me besimin se po bënin investime.
Një hetim i policisë spanjolle vlerësoi në vitin 2022 se operacioni kishte vjedhur miliarda euro në total nga mijëra viktima. Prokurorët gjeorgjianë thanë se grupi kriminal i shkatërruar të enjten në atë vend kishte mashtruar qytetarët e Gjermanisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë rreth 2.9 milionë dollarë.
Punonjësit e qendrës së call-centterave mashtronin sikur do t’i regjistronin viktimat në platformat e shkëmbimit të kriptomonedhave dhe më pas i transferonin "asetet virtuale" të tyre të blera në kuletat dixhitale të kontrolluara nga grupi i krimit. Në të njëjtën kohë, ata u tregonin viktimave platforma false që simulonin rritje të investimeve të tyre.
“Ata ndërprenë çdo komunikim me viktimat nëse këto të fundit kërkonin t'u ktheheshin fondet e investuara ose fitimet”, thanë prokurorët.
Kezerashvili u akuzua në vitin 2013 për pranimin e 12 milionë dollarëve ryshfet për të mbyllur një sy ndaj kontrabandës masive të alkoolit nga Ukraina në Gjeorgji. Ai u lirua përfundimisht nga akuzat, të cilat ai thotë se ishin të motivuara politikisht.
Një skemë e tillë e mashtrimit të “call-centerave” me kriptomonedhat u pikas nga autoritetet spanjolle edhe në Shqipëri. Në nëntor të 2022 u zhvillua një mega operacion ndërkombëtar i drejtuar nga EUROJUST dhe i shtrirë në 10 vende, përshirë edhe Shqipërinë dhe çoi shkatërrimin e një grupi kriminal të cilët kishin mashtruar përmes investimeve në kriptovaluta mijëra qytetarë, kryesisht në BE.
Skema e mashtrimit me Call-Centerat duket se ishte ndërtuar njëjtë në të gjitha vendet ku operonte. Persona të lidhur me politikën dhe pushtetarët kishin krijuar rrjetin e mashtrimit dhe operonin të pa shqetësuar si në Shqipëri ashtu dhe Gjeorgji.
Në rastin shqiptar, bëhet fjalë për Amant Josifin, një biznesmen shqiptar me lidhje të forta politike. Ai ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ai u shpall në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call center-at pas aksionit të Eurojust në vitin 2022. Një vit më vonë në 2023, ai u arrestuar në Dubai me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
“Autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i thirrjeve të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili gjithashtu ka qenë këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes. Në Gjeorgji, autoritetet gjermane arrestuan Mikhail B., një kontribues i madh i fushatës politike që zotëronte qendra telefonike dhe faqe interneti që synonin kryesisht qytetarët gjeorgjianë. Pavarësisht se ishte në luftë, policia ukrainase çmontoi qendrat e thirrjeve që punësonin më shumë se 800 njerëz”, shkruante 2 vite më parë ‘El Pais’, duke iu referuar mega operacionit të Eurojust.
Duke parë skemat e mashtrimit dhe personat të cilët i kanë drejtuar këto kompani zhvatëse, duket qartë se “kokat” kanë pasur “bekimin” e zyrtarëve të lartë në shtetet ku operonin./Pamfleti
Lini një Përgjigje