TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Shtator 2024, 19:58

I biri e vrau babanë dhe e hodhi në pus, flet mjeku: Trupi i 62-vjeçarit nuk është dekompozuar

Shkruar nga Pamfleti

I biri e vrau babanë dhe e hodhi në pus, flet mjeku: Trupi i

Eksperti mjeko-ligjor Ilir Robaj ka folur për rastin tronditës në Shënavlash të Durrësit, ku Esmerald Balla vrau babain e tij Enver Balla dhe më pas e hodhi atë në pus.

Robaj shpjegoi se duke qenë se trupi ka qenë në ujë, ai duhet të jetë gjetur para fazave të vonshme të dekompozimit gjë që do të mund të vërtetojë nëse viktima ka pësuar trauma fizike.

“Në një ambient me ajër trupi do kishte fazat e vonshme të lëngëzimit e drejt skeletizimit, por qenia e tij në ujë, pra ë pus, i shtyn në kohë fazat e zhvillimit të dekompozimit. Mendoj se kufoma është gjetur para fenomeneve të vonshme skeletore. Është në zhvillimin e atyre që quhen fenomene konservative të sapunifikimit. Në këtë rast mundet që në lëkurën e viktimës, të gjendet traumat fizike, eksperti duhet të ketë gjetur edhe predhën me armë zjarri dhe drejtimin e qitjes”, tha eksperti mjeko-ligjor Robaj në euronews.

mjeku dekompozim 62-vjecari babane pus

Lini një Përgjigje